Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Vetë i pandehur, Plarent Ndreca nuk përmbahet ndaj SPAK: Po viktimizohen, s'po përballojnë dot kritikat

Shkruar nga Newsbomb
Vetë i pandehur, Plarent Ndreca nuk përmbahet ndaj SPAK: Po
Ilustrim: Politikani socialist Plarent Ndreca

Në një kohë kur Plarent Ndreca është marrë i pandehur nga SPAK, deputeti socialist ka marrë publikisht “në mbrojtje” kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

I ftuar në “NOW me Erla Mëhillin”, Ndreca, shprehu habinë për atë që ndodhi, teksa e konsideroi masën si “ekstreme”. Po ashtu, deputeti e quajti viktimizim sjelljen e insititucioneve të drejtësisë, të cilat sipas tij u interpretuar si sulm të mazhorancës.  

“Masa arrest me burg është ekstreme per kryetarin e bashkisë në detyrë. Në gjykimin tim, edhe si jurist, për një funksionar në detyrë i zgjedhur nga qytetarët. Në këtë kuptim kjo ishte surprizuese, dhe momenti kur ndodhi është një arsye më shumë që ne si legjislativ tashmë duhet të themi atë çfarë mendojmë mbi çdo zbatim të ligjeve që vetë kemi miratuar.

Kjo është e rëndësishme dhe duhet theksuar, që instiucionet e drejtësisë kanë të gjithë pushtetin e plotë nga legjislativi, përfshirë edhe SPAK, por kjo nuk do të thotë që ne nuk do të vëmë në pah problematikat, që ne gjykojmë se ekzistojnë. Po bëhen 5 vjet që SPAK ka nisur funksionalitetin efektiv, kështu që duhet të ketë shpatullat e forta mjaftueshme që të mbajë edhe kritikat. 

Sot pash deklaratat e dy institucioneve, KLGJ dhe KLP, të cilat me thënë të drejtën më lanë përshtypjen e një papjekurie. Sepse mënyra si kanë reaguar, mënyra e viktimizimit sikur kritikat janë ndërhyrje në pushtin gjyqësor, mendoj që tregojnë një papjekuri”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese