
Sekretariati i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë ka marrë vendimin për të përjashtuar nga 10 ditë deri në 60 ditë një grup deputetësh të Partisë Demokratike, për shkak të kaosit dhe zjarrit që i vunë karrigeve në seancën plenare të ditës së hënë.
Konkretisht, dënimi më i rëndë ka rënë në supet e deputetëve Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati, për të cilët pas 3 orë mbledhje është vendosur që të përjashtohen për dy muaj nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare. Pra, 60 ditë për secilin.
Edi Paloka është demokrati i vetëm që ka shpëtuar me një dënim, të lehtë. Sekretariati i Etikës, me kërkesë të deputetëve socialistë ka vendosur që ai të përjashtohet për 10 ditë nga punimet e Kuvendit.
Ndërkohë, 20 deputetët e tjerë të opozitës, do të qëndrojnë jashtë seancave plenare dhe komisioneve parlamentare për 40 ditë, ose rreth një muaj e gjysmë. Ishin në total 24 deputetë të cilët sipas mazhorancës u identifikuan për aktet e kaosit dhe zjarrit.
Deputetët e përjashtuar me nga 60 ditë secili:
1. Flamur Noka
2. Gazment Bardhi
3. Bledion Nallbati
I përjashtuar me 10 ditë nga Sekretariati i Etikës:
4. Edi Paloka
Deputetët e përjashtuar me nga 40 ditë secili:
5. Saimir Korreshi
6. Lefter Gështenja
7. Luan Baçi
8. Agron Gjekmarkaj
9. Dhurata Çupi
10. Xhelal Mziu
11. Ina Zhupa
12. Zheni Gjergji
13. Helidon Bushati
14. Lindita Metaliaj
15. Ramadan Lika
16. Asllan Dogjani
17. Qani Xhafa
18. Flamur Hoxha
19. Isuf Çela
20. Kastriot Piroli
21. Lodovik Hasani
22. Kasem Mahmutaj
23. Edmond Spaho
24. Dashnor Sula
Edhe mbledhja e sotme e Sekretariatit të Etikës në Kuvendin e Shqipërisë ka kaluar me incidente. Protagonist ka qenë Flamur Noka, i cili i ka shkulur mikrofonin nga tavolina kryetares Klotilda Bushka, duke mos e lejuar atë të fliste. Pas tensioneve, mbledhja vijoi normalisht dhe deputetët pasi kanë parë pamjet filmike të administruara nga shërbimet e Kuvendit, kanë marrë vendimet respektive.
© Newsbomb.al