Hapësire reklamuese

Politikë

Vendimi: 4 milionë euro për sportistët elitarë të Kosovës, mbështetje financiare për komunat e veriut

Shkruar nga Newsbomb
Vendimi: 4 milionë euro për sportistët elitarë të
Cast nga mbledhja e sotme e qeverisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës sipas rendit të përcaktuar, ndërsa kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije 19 vendimet e marra. I pari i qeverisë kosovare ka treguar se një mbështetje të madhe do të ketë për sportistët elitarë, si dhe ndihmë financiare për ndërtimin e shtëpive për katër komunat veriore.

Një vëmendje të veçantë ka pasur arsimi, ku është miratuar Projektligji për Provimin e Maturës Shtetërore.

Në njoftimin e bërë në kanalin zyrtar, kryeministri Albin Kurti bënte me dije:

"Në mbledhjen e 198-të të Qeverisë, mes 19 vendimeve:

• Në mbështetje të sportistëve tanë, aprovuam programin për performancë të lartë sportive “Super Sportistët”, në vlerë prej katër milionë euro.

• Ndamë edhe katër milionë euro shtesë për subvencionimin e ndërtimit të shtëpive për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë për katër komunat veriore.

• Miratuam:

- Projektligjin për Provimin e Maturës Shtetërore;

- Programin Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024-2028;

- Planin Strategjik për Zhvillimin e Sistemit të Informimit Shëndetësor 2024-2030;

- Deklaratën e Prioriteteve Afatmesme të Qeverisë 2025-2027;

- Koncept-dokumentin për Fushën e Aviacionit Civil; si dhe

- Koncept-dokumentin për Produktet për Mbrojtjen e Bimëve.

• Themeluam:

- Këshillin për Siguri në Trafikun Rrugor; si dhe

- Grupin Punues Ndërinstitucional, për pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në EXPO 2025 në Osaka të Japonisë.

• Dërguam në Kuvend tri projektligje për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare me:

- Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Trajtimit të Ujërave të Zeza në Ferizaj;

- Bashkimin Evropian për Programin IPA 2020; si dhe

- Qeverinë e Republikës së Turqisë për Marrëveshjen Kornizë Ushtarake.

• Aprovuam:

- Udhëzimin Administrativ për Parandalimin dhe Ndalimin e Formave të Rrezikshme të Punës së Fëmijëve në Kosovë; dhe

- Rregulloren për Stemën dhe Vulën e Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm dhe Organeve Inspektuese si dhe për Dokumentin e Identifikimit të Inspektorëve të Republikës së Kosovës.

• Miratuam vendimin përfundimtar për shpronësim shtesë për pronat të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë"

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese