Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Vëllai i kryeministrit, Olsi Rama paraqitet në SPAK

Shkruar nga Newsbomb
Vëllai i kryeministrit, Olsi Rama paraqitet në SPAK
Olsi Rama ne ambientet e SPAK

Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ai ka folur shkurt për mediat e interesuara jashtë godinës së organit të akuzës, duke thënë se ishte thirrur për kallëzimin për dosjen e "Xibrakës".

"E keni deklaratën time, e keni lexuar", ju tha Olsi Rama gazetarëve që qëndronin në hyrje të SPAK, duke mos vazhduar më tej me përgjigjet, pavarësisht interesimit të lartë.

Olsi Rama është kallëzuar në SPAK nga Gazment Bardhi, për dosjen e laboratorit të kokainës në fshatin Xibrakë të Elbasanit, ndërsa edhe vetë vëllai i kryeministrit e ka kallëzuar në të njëjtin institucion politikanin demokrat.

Prokuroria e Posaçme e njohur si SPAK, ka rihapur dosjen e laboratorit të kokainës në fshatin Xibrakë të Elbasanit. Sipas opozitës, pjesë e kësaj çështje është dhe vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama.

Goditja e laboratorit të drogës në Xibrakë

Grupi i drogës "Xibraka" u zbërthye në janar të vitit 2015, gjatë një operacioni të Policisë së Shtetit të asistuar nga agjentë të Policisë gjermane, ndërsa u sekuestrua sasia rekord e kokainës prej 100 kg. Droga u gjet në një magazinë në fshatin Xibrakë, 10 km larg qytetit të Elbasanit. Në sajë të atij operacioni, tetë persona u arrestuan brenda dhe pranë magazinës së drogës, mes tyre dhe kreu i grupit Sajmir Batku, nipi ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha dhe dy shtetas kolumbianë.

U shpall në kërkim Genci Xhixha, i cili njihej si kreu i një rrjeti të fuqishëm të trafikut të kokainës në Europë dhe më gjerë. Kanë qenë autoritet gjermane që në datën 17.12.2014, sollën në Prokurorinë për Krime të Rënda një informacion mbi organizimin e një aktiviteti të trafikimit të një sasie lënde narkotike të dyshuar si kokainë nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

Pas këtij informacioni Krimet e Rënda nisën hetimet që zgjatën afro 8 muaj. Rezultoi se të pandehurit kishin krijuar një grup të strukturuar kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike, në kuadër të të cilit ata kanë importuar në territorin e Shqipërisë një sasi lënde në përmbajtje të së cilës ka qenë e fshehur kokainë. Për ekstraktimin e saj, ata kanë ngritur edhe një laborator ku përpunohej lënda bazë që përmbante kokainën deri sa nxirrej në formën e saj përfundimtare, e gatshme për t’u shitur në treg apo trafikuar.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese