
Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani ka reaguar i irrituar për ngjarjen e ndodhur dje në Elbasan, ku Enea Thomaraj ndërroi jetë pas tre muajsh në intubim. Ai u plagosur teksa ndodhej në shtëpinë e tij, nga një shpërthim tritoli në katin e sipërm dhe nuk kishte lidhje me ngjarjen.
Shabani thotë se në një kohë që krimi po merr jetë të pafajshme, strategjia e kryeministrit Edi Rama është "kokat hëngshin", një shprehje kjo e përdorur gjatë një dalje televizive.
"Edi Rama pretendon se i ka lënë kriminelët të hanë kokat e njëri-tjetrit, por kokat që po bien janë të njerëzve të pafajshëm", shkruan kreu i Nismës Thurje, duke shtuar "Pas 12 viteve në pushtet, një gjë është e qartë: Rama nuk bën dot shtet!"
Endri Shabani shigjeton dhe Policinë e Elbasanit, për të cilën thotë se edhe përse kanë kaluar tre muaj nga ngjarja dhe Enea Thomaraj ndërroi jetë dje, nuk e ka gjetur dot se kush vendosi tritol në një pallat në mes të qytetit. Madje, edhe drejtori i këtij qarku i zgjodh kryepolic i Shqipërisë.
"Ndërkohë drejtori i Policisë së Elbasanit sot është bërë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit", shkruan ai për zgjedhjen e Ilir Prodës në krye të Policisë së Shtetit. Deri një javë më parë, Proda ishte drejtor i Policisë së Qarkut Elbasan dhe sulmi me tritol që i mori jetën padrejtësisht Eneas nuk është zbardhur.
Reagimi i plotë i Endri Shabanit, kreu i Nismës Thurje:
Edi Rama nuk bën dot shtet! Një histori krejt banale, që nisi me një sherr në rrjete sociale, mori jeten e Eneas, vetëm 29 vjeç Përfaqësues të botës së krimit, vendosën një bombë në një zonë të banuar, vetëm për t’i çuar dikujt “mesazh”. Dhe cila është strategjia e Edi Ramës për të luftuar krimin? “Kokat hëngshin.”
Kanë kaluar 3 muaj dhe policia nuk e gjeti kurrë se kush e vendosi bombën në mes te Elbasanit, në një pallat banimi. Ndërkohë drejtori i Policisë së Elbasanit sot është bërë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Edi Rama pretendon se i ka lënë kriminelët të hanë kokat e njëri-tjetrit, por kokat që po bien janë të njerëzve të pafajshëm.
Të gjithë e mbajmë mend, Mimozën në Tiranë, Gledianin në Memaliaj dhe Myzerimin në Velipojë. Të gjithë viktima të pafajshme të vrara në vendin e punës nga plumbat e kriminelëve që janë lënë të lirë të “hanë kokat e njëri-tjetrit”. Ky eshte shteti të premtoi Edi Rama të 2013-ën? Kjo është Shqipëria që duam? Pas 12 viteve në pushtet, një gjë është e qartë: Rama nuk bën dot shtet!