"Ajo skenë që u pa dje në bashki, ishte e turpshme, disa persona që pretendojnë se po u bëhet nami me pronat, nuk është kështu situata. Ka forma të tjera që mund ta trajtojnë këtë situatë. Ashtu sikurse e tha prefekti, unë nuk dua të bëj fare avokatin e shtetit dhe qeverisë por si qytetar nuk më pëlqen ajo dhunë dhe nga personazhe të skeduar si mbetje dhe në shërbim të strukturave antishqiptare", u shpreh ai.
Edmond Petraj theksoi se prania e Prefektit të Qarkut në mbledhjen e Këshillit Bashkiak është plotësisht konform detyrës që i njeh ligji, pasi ai është palë mbi kryetarët e bashkive.
"Tani ajo që dua të them sa i përket pjesës tjetër: zoti Beleri nuk e ka bërë betimin por prefekti kur jemi në rastet e përplasjeve politike ka një moment juridik që e sqaron ligji, që kur nuk mblidhet këshilli bashkiak, prefekti e merr kryetarin brenda ambienteve të bashkisë në prezencë të banorëve dhe ai mandatohet", vijoi ai.
I ftuar në Euronews, avokati shtoi se personi që pështyu Tavon dhe të tjerët që donin të prishnin mbledhjen i shërbejnë një klani të caktuar dhe me lidhje me Greqinë.
"Një nga ata persona është kapur me këtë zotërinë për vrasjen e Peshkëpisë, është kapur në Greqi. Personi që e pështyu, personi që e shtyu, ai që e shau, aty ishin disa persona që nuk duan ta lënë të qetë Himarën. Këta i shërbejnë një klani të caktuar dhe kjo është situata", vijoi ai.
Pjesë nga deklarata e avokatit Edmond Petraj për Euronews Albania
KQZ ishte në kushtet e një vendimi joperfundimtar. Në rastin e djeshëm, është konform ligjit të pushtetit lokal për qeverisjen vendore, të vitit 2015 që sanksionon si funksion kryetari e çfarë ndodh me të. Qeveria nuk e cakton administratorin, është këshilli bashkiak që vendos. Në pjesën juridike është korrekte.
Ka një moment të cilin propozimin vertet mund ta bëjë shumica dhe kryetari, por ai që e vendos është këshilli bashkiak, paçka se e ka propozuar Goro. Zoti Beleri është në masa të rrepta sigurie, por nuk është kryetar se nuk është mandatuar.
Prefekti që ka shkuar dje në zgjedhjen e kryetarit eshtë konform ligjit, prefekti është mbi kryetarët e bashkive. Tani ajo që dua të them sa i përket pjesës tjetër: zoti Beleri nuk e ka bërë betimin por prefekti kur jemi në rastet e përplasjeve politike ka një moment juridik që e sqaron ligji, që kur nuk mblidhet këshilli bashkiak, prefekti e merr kryetarin brenda ambienteve të bashkisë në prezencë të banorëve dhe ai mandatohet. Zoti Beleri ishte fati i tij që u kap në flagrancë, është pjesë e tij dhe e mbrojtjes. Nëse shpallet i pafajshëm në apel ai shkon direkt e bën betimin.
Ajo skenë që u pa dje në bashki, ishte e turpshme, disa persona që pretendojnë se po u bëhet nami me pronat, nuk është kështu situata. Ka forma të tjera që mund ta trajtojnë këtë situatë. Ashtu sikurse e tha prefekti, unë nuk dua të bëj fare avokatin e shtetit dhe qeverisë por si qytetar nuk më pëlqen ajo dhunë dhe nga personazhe të skeduar si mbetje dhe në shërbim të strukturave antishqiptare.
Vetëm Himara ka probleme me pronat? Ajo do kthehet, se ata 10 vetë janë. Nuk është Himara. Një nga ata persona është kapur me këtë zotërinë për vrasjen e Peshkëpisë, është kapur në Greqi. Personi që e pështyu, personi që e shtyu, ai që e shau, aty ishin disa persona që nuk duan ta lënë të qetë Himarën. Këta i shërbejnë një klani të caktuar dhe kjo është situata.
Keni një koment për Goron?
Ajo dosje është pika kyçe, është dosje politike e para e punës. Unë nuk mund të flas dot me emra por ajo ka lidhje nje person i afërt i zotërisë prapa hekurave ka lidhje direkte me familjen e ish-kryeministrit. Dhe ky person është personi që ka lidhur ish-kryeministrin dhe atë që është pas hekura. Po ti marr me radhë. Personi i cili ka pasur AMTP që ka përfituar atë tokë dhe sesi e ka përfituar është mënyra e tij, ajo ngelet për tu shqyrtuar, ka qenë subjekt që duhet të fitojë pronësinë mbi tokën me ligjit 7501 apo jo këtë e ka blerë investitori strategjik. Dhe këtu ka filluar kalvari i situatës.
Ata e kapën politikisht me Olta Xhaçkës sepse ka qenë problemi me të. Në momentin që nuk lidhen gjëkundi se ata ishin investitorë. Unë te shpjegoj këtë situatë. Këtë nuk e bën bashkia. Është topograf i qarkut, prefekturës, ose i licensuar, por institucioni kryesor është kadastra. Goro është i fundit. Përgjegjësia e Goros është se ai kreu detyrën në bazë të kushtetutës. Ju e dini shumë mirë se edhe kur u bë procedura me arrestimin e zotit Dako dhe kjo është skandal. Edhe ky arrestim është me hije dyshimi. Marrëdhënia e zotit Goro në këtë pikë…zoti Goro mund të ketë kryer një tjetër vepër, por kjo pjesë me të cilën kanë çuar dosjen, mbajeni mend, edhe këta persona do të thirren si të pandehur për një vepër të caktuar penale nëse do të shqyrtohet në themel ajo dosje. Aq më tepër që mbivendosjet, korrigjimet etj i parashikon edhe ligji i 2018, apo edhe ligji 2020 i kadastrës. Kjo është një çështje administrative që i takon Kadastrës. Tani sesi erdhi situata që e firmosi kjo është një procedurë që duhet ta bënte. Për mendimin timin, ai ka qenë konform ligjit dhe kushtetutës.
Mafia e bregdetit e hedhur fuqishëm, është sëmundje që në 94, kush paraqiste dokument pronësie të vjetër fillonte me procedura burokratësh që e bën këtë situatë një mish mash. Sepse vërtet ka në bregdet Himara pronarë të vertetë njihen: familja Lati, familja Gjikuria etj njihen. Vetë banorët e dinë se ku e kanë pronën e vet. Biles edhe toponimet e tokave mbajnë emrat e tyre. Para disa kohësh është kapur në Athinë dhe Stamboll një grup kriminal që bënte falsifikim në osmanisht të letrave dhe ato letra ishte me PH dhe me bojën e atyre origjinale.
Regjistrimi i pronave i sakti për Himarën është bërë në 1957. Regjistrimi i tokave shtëpive gjithçka. Kush të doje le ta shohë këtë regjistrim. Dhe aty janë pronarët. Pjesa që unë po ju them është se ky është zinxhir i tërë, mafia e strukturuar e bregdetit. Këto letra futeshin me persona të veçante brenda arkivave dhe pasi bëhej kërkesë nga jashtë, letra merrte vlerë juridike.