Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Vangjel Tavo fillon fushatën: Do të zhvendosem në Himarë, deri në shtator çdo himariot do të ketë marrë certefikatën

Shkruar nga Newsbomb
Vangjel Tavo fillon fushatën: Do të zhvendosem në Himarë,
Vangjel Tavo

Prefekti i qarkut Vlorë, Vangjel Tavo, ka folur për herë të parë pas propozimit të socialistëve që ai të jetë kandidati i tyre për Bashkinë e Himarës.

Gjatë fjalës së tij Tavo u shpreh se problemi më i madh i himariotëve janë pronat, për të cilat tha se është angazhuar dhe premtoi që në muajin shtator do të jenë pajisur me certefikatë të gjithë banorët e Himarës.

“Problemi kryesor është regjistrimi i pronave dhe për këtë jam angazhuar që ditën e parë që kam ardhur në Vlorë dhe jam në një pozicion që e them me kënaqësi se janë shpërndarë 1226 certifikata dhe janë gati shumë të tjera të shpërndahen dhe them që asnjë qytetar nuk do të mbetet pa marrë certifikatën e pronësisë, ky është premtimi i kryeministrit por edhe i imi”, tha  Tavo, teksa theksoi se do të shpërngulet në Himarë për të qenë sa më afër banorëve dhe shqetësimeve të tyre.

‘‘Ndihem i nderuar të kandidoj për kryetar bashkie në Himarë. Unë do të shpërngulem në Himarë sepse jam akoma në Vlorë por do të jem çdo ditë në kontakt me njerëzit. Kryetari i Bashkisë ka angazhime me komunitetin.

Problemi kryesor është regjistrimi i pronave dhe për këtë jam angazhuar që ditën e parë që kam ardhur në Vlorë dhe jam në një pozicion që e them me kënaqësi se janë shpërndarë 1226 certifikata dhe janë gati shumë të tjera të shpërndahen dhe them që asnjë qytetar nuk do të mbetet pa marrë certifikatën e pronësisë, ky është premtimi i kryeministrit por edhe i imi. Këtë nuk e them për fushatë sepse këtu ka shumë probleme të cilat duhen rregulluar, por kjo është një çështje që unë e veçoj nga fushata elektorale”, shtoi ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese