Hapësire reklamuese

Politikë

Vala e ndryshimeve prek edhe Ministrinë e Mbrojtjes, emërohet zv.Ministri i ri (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Vala e ndryshimeve prek edhe Ministrinë e Mbrojtjes, emërohet
Fotomontazh: Dorian Tola

Dorian Tola është emëruar në postin e zv.ministrit të Mbrojtjes, dikaster i cili drejtohet nga ministri Niko Peleshi.

Vendimi për këtë emërim është firmosur nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe hyn në fuqi menjëherë.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të      ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: Z. Dorian Tola emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Dorian Tola ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK). Para këtij funksioni, ai ka shërbyer në Forcat e Armatosura, ku ka kryer detyra që lidhen kryesisht me planëzimin afatgjatë të Forcës Detare dhe bashkëpunimin ushtarak me NATO-n.

Në periudhën 2012-2015 ka kryer detyrën e Shefit të Zyrës së Komandantit të Forcës Detare. Tola më pas është caktuar Koordinator i Mbrojtjes në Zyrën Operacionale të Situatës (ZOS) në Kryeministri, ku u angazhua për ngritjen e Sistemit të Integruar të Informacionit Statistikor të Këshillit të Ministrave dhe analizimin e informacionit për emergjencat civile dhe krizat.

Dorian Tola është diplomuar në degën Inxhinieri Elektrike dhe Elektronike në Akademinë e Detarisë në Turqi dhe në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Ka përfunduar studimet Master në “Çështjet e Sigurisë Kombëtare” në NPS, Kaliforni, SHBA dhe Master Shkencor “E Drejtë Penale” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese