Hapësire reklamuese


Politikë

"Urime Kosovë”, Rama: Asambleja Parlamentare i dha atë çka i takonte

Shkruar nga Newsbomb
"Urime Kosovë”, Rama:  Asambleja Parlamentare i dha atë
Kryeministri Edi Rama

Liderët e politikës në Shqipëri kanë përshëndetur vendimin  e Asamblesë Parlamentare “pro” anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.

Kryeministri, Edi Rama e ka quajtur një hap historik duke uruar Kosovën dhe falenderuar të gjithë miqtë dhe partnerët në Asamblenë Parlamentare.

"Një hap historik sapo u hodh në asamblenë parlamentare të këshillit të europës për pranimin e Kosovës si anëtar i komunitetit të shteteve të KiE. Urime, urime, urime nga zemra Kosovës dhe faleminderit të gjithë miqve e partnerëve në Asamblenë Parlamentare, që na mbështetën në hedhjen e këtij hapi të drejtë, i cili i dha Kosovës çka i takonte dhe i bëri nder vetë Këshillit të Europës. Tani hapi i fundit historik në maj, në Komitetin e Ministrave, ku të gjithë duhet të bëjnë të vetmen gjë të duhur: VULOSJEN E KËTIJ ANËTARËSIMI pa të cilin mozaikut europian të Këshillit të Europës i mungon një gur i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm. Forca KOSOVË", - shkruan Rama.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka votuar “pro” kërkesës së Kosovës për anëtarësimin në KiE duke hedhur poshtë me rend amandamentet e propozuara nga Serbia.

Gjatë diskutimeve kishte debate dhe kundërshtime midis përfaqësuesvë të vendeve evropiane ku kundërshtimi më i madh erdhi nga Serbia.

Ndërkohë që ishin të shumtë ata që e mbështetën vendimin që Kosova të bëhej pjesë e KiE-së, kishte të tjerë nga përfaqësuesit e delegacionit serb dhe ai hungarez që e kundërshtuan këtë amendament me arsyen se Kosova nuk kishte plotësuar kushtin për Asociacionin për pakicat serbe në veri.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese