Hapësire reklamuese

Politikë

"Urdhëruan anuloje, anuloje", Arian Curri: SPAK u nis tre herë të arrestonte Metën dhe Kryemadhin, u kthye nga zhurma e madhe!

Shkruar nga Newsbomb
"Urdhëruan anuloje, anuloje", Arian Curri: SPAK u nis tre
FotoMontazh: Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi - SPAK

Analisti Arian Curri është shprehur mbrëmjen e kësaj të enjte se SPAK është nisur tre herë për të arrestuar Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, por personat që kanë qenë përgjegjës për ekzekutimin e urdhrit kanë kërkuar menjëherë të anulohej operacioni.

I ftuar në emisionin "Top Story", Curri tha se ekziston një rrezik i madh që të perceptohet në opinionin publik sikur Prokuroria e Posaçme është në koordinim me deklaratat që bëhen në media.

"Në rastin e Metës, unë kam pasur informacion dhe kam, që është bërë gati arrestimi i tij dhe të shoqes. Unë kisha dy alternativa, ose ta thosha me rrezikun që ky operacion do dekonspirohej dhe do shtyhej dhe ngaqë e kam thënë unë, personat përgjegjës për ekzekutimin e këtij operacioni kanë thënë "anuloje, anuloje".

Sepse ekziston një rrezik i madh që të perceptohet SPAK si në koordinim me median, që njëherë të përgatisë opinionin publik dhe pastaj të godasë. Por, në të vërtetë kjo nuk i intereson SPAK", u shpreh analisti dhe profesori Arian Curri.

"Tre herë janë nisur për t'i arrestuar dhe tre herë janë kthyer", theksoi ai.

I ngacmuar nga panelistët e tjerë të ftuar në studio, Arian Curri shkoi dhe më tej kur tha se akuza ndaj Metës dhe Kryemadhit është ajo për "Pastrim të produkteve të veprës penale", e cila e kryer në bashkëpunim rrezikon dënim mbi 15 vite.

"Unë vet nuk do doja që ish-presidenti të hetohej në masë shtrënguese. Do doja të hetohej në detyrim paraqitje, që është gjë normale. Akuza për të cilën SPAK po punon për Metën dhe Kryemadhin është "Pastrim i produkteve të veprës penale", të cilat të kryera në bashkëpunim shkojnë në mbi 15 vjet burgim", përmbylli analisti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese