Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Universiteti Teknik i Stambollit, Manastirliu firmos protokollin me Presidentin e Këshillit të Arsimit të Lartë të Turqisë

Shkruar nga Newsbomb
Universiteti Teknik i Stambollit, Manastirliu firmos protokollin me Presidentin
Nënshkrimi i "Protokollit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Kryesisë së Këshillit të Arsimit të Lartë të Republikës së Turqisë për hapjen e degës dhe programeve nga Universiteti Teknik i Stambollit në Shqipëri.”

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe Presidenti i Kryesisë së Këshillit të Arsimit të Lartë të Republikës së Turqisë, Prof. Dr. Erol Özvar nënshkruan sot “Protokollin ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Kryesisë së Këshillit të Arsimit të Lartë të Republikës së Turqisë për hapjen e degës dhe programeve nga Universiteti Teknik i Stambollit në Shqipëri.”

Ky protokoll shënon një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

Ky bashkëpunim do të vijojë më tej me nënshkrimin e marrëveshjes, e cila do të përcaktojë funksionimin e degës së këtij universiteti në Shqipëri.

Universiteti Teknik i Stambollit është një nga universitetet më të mira teknike në Evropë në fushën e inxhinierisë, teknologjisë dhe shkencave natyrore dhe që ofron një gamë të gjerë programesh akademike.

Po ashtu, gjatë këtij takimi u firmos edhe deklarata mbi bashkëpunimin në fushën e sigurimeve në bujqësi të mbështetur nga shteti midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë të Republikës së Turqisë.

Zyrtarët nënshkrues ishin Anila Denaj, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ibrahim Yumakli, Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë së Turqisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese