
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga njëri prej kantierëve të ndërtimit në Unazën e Madhe. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Rama thotë se në kantierin e Lotit 7 janë realizuar rreth 70% e punimeve, ndërsa përfundimi i plotë i këtij aksi pritet që të bëhet në dhjetor të vitit 2024.
“Kantieri i Lotit 7 të Unazës së Madhe, Tiranë, ku deri tani janë realizuar rreth 70% e punimeve”, - shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetin social Facebook.
Unaza e Madhe e Tiranës përbën një segment rrugor të gjerë dhe me standarde, mbi 28 kilometra të gjatë. Ky segment do të lehtësojë ndjeshëm trafikun për të hyrë dhe për të dalë nga Tirana, si dhe do të lidhë kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.
Sipas ekspertëve, llogaritet se hyrja dhe dalja nga Tirana për çdo qytetar, lehtësohet me një të tretën e kohës që deri tani, për shkak të mungesës së kësaj vepre, qytetari ishte i detyruar të harxhonte me makinën e tij, për të hyrë dhe për të dalë nga Tirana në drejtime të ndryshme.