Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ulsi Manja i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” opozitës: PS është zemra e mijëra shqiptarëve, do t’ iu mundë edhe në 2025!

Shkruar nga Newsbomb
Ulsi Manja i përgjigjet “dhëmbë për
Ulsi Manja ne Kuvend

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është përgjigjur deputetit demokrat, Agron Gjekmarkajt i cili duke mos kursyer ironitë dhe akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, u shtroi socialistëve  pyetjen se: Kush janë dhe kush i qeveris?

Manja iu drejtua shkurt dhe qartë Gjekmarkajt dhe opozitarëve në sallë se ai është pjesë e Partisë Socialiste, partia e  shqiptarëve dhe qeverisen nga kryeministri legjitim Edi Rama.

Duke u kërkuar demokratëve që të reflektojnë dhe të drejtojnë gishtin nga vetja, ministri i Drejtësisë ua tha “ troç” në sy se në zgjedhjet e pranverës së 2025-it do t’ i mundin më thellë se në zgjedhjet e kaluara.

"Kështu zoti Gjekmarkaj përgjigja në finale është e thjeshtë. PS është partia e 850 mijë zemrave shqiptare dhe do të jetë partia e shqiptarëve edhe në 2025 ku ne do tju mundim më thellë se sa në 2021", tha Manja ndër të tjera. 

Gjekmarkaj: Kam besuar dhe ende besoj që PS është aset kombëtar. Unë jam vetëm një individ përballë zërave publik që kërkojnë që e gjithë trupa politike në qendër dhe bazë të hetohet për lidhje të grupit të organizuar. Kush jeni? Partia që matet elektoralisht me kundërshtarët apo partia e atyre të EncroChat -it. Kush jeni, ata që marrin urdhra natën për t’i dridhur ditën? Kush jeni partia që i djeg plehrat në incenetator apo incenetatori që djeg paratë dhe lë plehrat. Dikush ikën, dikush përshtatet, dikush hesht. Disa dorëzohen, disa rrinë.

Aman pushoni pak o burrë, një herë që vjen 5 minuta. Demokraci ka kur qeveria ka frikë nga populli. S’kam pasur respekt për Arben Ahmetaj për tipologjinë e tij, apo për vanitetin e thellë adoleshentesk, apo servilizmin e shtyrë për karrierë, por ndoshta për këto cilësi ai u bë nr 2 i qeverisë së Ramës. Rama për çdo deklaratë të tij ka përgjegjësi morale. Snobimi tregon përmasën e sikletit. Kush është shefi juaj? Bosi i lokalit apo kryeministri global? Kartelet apo paraja e tyre që blen vota?

Manja: Zoti Gjekmarkaj shtroi dy pyetje kush jemi ne dhe kush na qeveris ne. Ne jemi Partia Socialiste e Shqipërisë, jemi partia që është aset kombëtar dhe do të jetë partia e shqiptarëve edhe për shumë kohë. Jemi partia që qeverisim  Shqipërinë me votat e shqiptarëve, jemi partia e 10 milionë turistëve që kanë vizituar gjatë 2023 dhe e kemi kthyer Shqipërinë ne destinacionin turistik, partia që kemi ndezur shpresat e Shqiptarëve për anëtarësimin në BE deri ne 2030 jemi partia që ju presim në tapetin elektoral në 2025 ju dhe këdo që beson te vota e lire.

Pyetjes tjetër se kush e qeveris Shqipërinë, Shqipërinë e qeveris Partia Socialiste e Shqipërisë me kryeministër legjitim Edi Ramën i zgjedhur me votë të lirë për tre mandate me radhë dhe qetësisht e në mënyrë demokratike ju presim pas 6 muaj në pranverën e vitit që vjen në zgjedhje. Ju mblidhni gjithë llumi ne thashethemeve dhe i sillni në sallë. Por pyetja ëshëe thjeshtë, pse nuk ju marrin mbrapa shqiptarët se keni mbetur një grusht këtu e 300 atje? Sepse asnjëherë nuk e keni drejtuar gishtin te vetja por këtej. Flamur ktheje gishtin te bluza se atje do të marrësh përgjigje. Kështu zoti Gjekmarkaj përgjigja në finale është e thjeshtë. PS është partia e 850 mijë zemrave shqiptare dhe do të jetë partia e shqiptarëve edhe në 2025 ku ne do tju mundim më thellë se sa në 2021.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese