Sot në orën 12:00, Kryeministri Edi Rama dhe Zv.ministrja Belinda Balluku e cila njëkohësisht është dhe Ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, pritet që sot do të mbajnë një konferencë për mediat në lidhjen me çmimin e energjisë.
Nga qeveria më herët është njoftuar se po punohej për uljen e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët. Çmimi i energjisë elektrike aktualisht është 9.5 lekë për kilovat pa TVSH dhe 11.4 lekë me TVSh për çdo familje.
Gjithashtu ata që do të përfitojnë një ndihmë shtesë janë pensionistët, të cilët marrin një kompesim shtesë prej 648 lekësh për energjinë elektrike.
Po ditën e sotme është njoftuar se në orën 11:00, pritet të mblidhet bordi i Etnit Regullator i Energjisë për çmimin e energjisë elektrike.
Qeveria shtoi se po optimizohen proceset teknike për të ofruar në çmim më të mirë për qytetarët.