Hapësire reklamuese


Politikë

“Ulini rrogat deputetëve dhe jepuani pensionistëve”, Rama batuta me të moshuarit: Këta ja u bëjnë ditën natën

Shkruar nga Newsbomb
“Ulini rrogat deputetëve dhe jepuani pensionistëve”, Rama
Edi Rama gjate takimit me pensionistet

Kryeministri Edi Rama mesditën e kësaj të hënë ka folur lidhur me vështirësitë dhe sfidat me të cilat po përballet qeveria për rritjen e pensioneve.

Kreu i qeverisë tha se në total janë 1 mld euro që qeveria i ndaj na buxheti i shtetit çdo vit për pensionistët dhe shëndetësinë.  Duke fajësuar qeverinë e kaluar, kryeministri Rama tha se nëse paraardhësit do tëk ishin vepruar me të njëjtat marrëveshja si socialistët po vijojnë atëhere nuk do të kishin këtë situatë.

Ndër të tjera Rama theksoi se nuk ka asnjë kryeministër në botë që nuk dëshiron rritjen e pensioneve, mirëpo nuk mund të veprojnë pa e mirëmenduar.

“Janë 1 mld euro në total që çdo vit buxheti i nxjerr për pensionistët dhe shëndetësinë, të hapësh një gropë tjetër Shqipërisë më keq se ajo e piramidave të mbuluar gropën e viteve më parë, për qytetarë që dolën në pension që 40 vjeç. Po të kishin bërë marrëveshje siç kemi bërë ne nuk do kishim këtë situatë. S’ka kryeministër në botë që nuk do të risi pensionistë, dhe që  nuk tundohet të nga ideja rrisim pensione se këta janë vota, por ta bësh këtë pa e menduar është njësoj si ti”, tha Rama.

Gjithashtu, kreu i qeverisë u ndal dhe te kërkesat e opozitës që pretendojnë se pensionet mund të rriten me uljen e rrogave të deputetëve.

Këtë kërkesë kreyministri e konsideroi si absurde, pasi theksoi se kushdo që fiton më shumë paguan më shumë në kontributet për pensionet.

 “Ishte vetëm një indeksim ligjor që nuk varet nga dëshira jonë dhe nuk kemi të drejtë të ndërhyjmë për ta bërë 4 shtatë.

4.1 përqindëshi, që në pamje të parë është asgjë, është direkt 100 mln euro. Ata që thonë ulini rrogat deputetëve e jepuani pensionistëve, më ngjan me atë që mirë gjithë dita që ju kalon duke u marr me nipër e mbesa, me nuse e dhëndurë, por dalin dhe këto në televizor që ua bëjnë ditën natë.

Është absurd, nuk ka lidhje fare. Ata që marrin rroga më të larta paguajnë më shumë për pensionet çdo muaj”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese