Hapësire reklamuese

Politikë

Çuçi flet për rezolutën antikorrupsion: PS i hyri detit me këmbë për të pavarësuar drejtësinë nga pushteti politik

Shkruar nga Newsbomb
Çuçi flet për rezolutën antikorrupsion: PS i hyri detit
Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi prezantoi sot në Kuvend propozimin për projekt rezolutën anti-korrupsion.

Në fjalën e tij në seancën plenare nga foltorja në Kuvend, Çuçi u shpreh se reforma në drejtësi është akti më i guximshëm dhe historik ndërsa theksoi se me reformën në drejtësi kanë rrëzuar monumentin e kulturës së pandëshkueshmërisë.

“Reforma në drejtësi vazhdon të mbështesë jetësimin e saj dhe kjo është padyshim akti historik me i guximshëm i një force politike. Askush më parë nuk i ka hyrë detin me këmbë për ta pavarësuar drejtësinë nga vetë pushteti. Ndryshe Shqipëria sot nuk do shihte rrëzimin e monumentit të shëmtuar të pandëshkueshmërisë.

Falë kësaj reforme Shqipëria nuk do të shihte dot rrëzimin e monumentin të një kulture të pandëshkueshmërisë. Pra i kemi hequr vetes tashmë edhe me ndërgjegje, pa gjendur ndonjëherë më parë çdo mundësi kontrolli politik. Gjithçka e kemi bërë vetëm për fuqizim të shtetit shqiptar. Askush nuk mund ta mohojë sot se drejtësia vepron e pavarur. Shtrirja kapilare e digjitalizimit të shërbimeve publike janë shembulli më domethënës për të gjithë shqiptarët”, - tha ai.

Gjithashtu nënvizoi se në këtë fazë të re ku është Shqipëria, lufta kundër korrupsionit duhet të vazhdojë kudo, ndërsa renditi edhe zhvillimet që janë bërë me shërbimet e digjitalizimit.

"Kemi bërë shumë e kemi arritur jo pak, këtë e ka thotë edhe BE në çeljen për negociatat. 95 përqind e shërbimeve kryhen nga telefoni, ka rënë korrupsion.Në Bashkimin Europian nuk do të integrohet qeveria, por do të integrohet Shqipëria. Detyra për të gjithë duke filluar nga qeveria e deri tek 27 institucionet e pavarura është padiskutim lufta ndaj korrupsionit. Shpresoj që me miratimin e rezolutës dhe dëshirën për ta miratuar të gjithë bashkë, ne sot i hapin rrugën ngritjes së një Komisioni të Posaçëm si një platformë e përbashkët me aleatët tanë dhe me ekspertizën e institucioneve të pavarura." - tha ndër të tjera Çuçi.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese