
Erisa Xhixho ka reaguar për herë të parë pas Konventës Kombëtare ku u gjodh zëvendës presidente e Partisë së Lirisë. Në Konventë ditën e djeshme nuk parti surpriza pasi Ilir Meta pritej dhe u zgjodh Presidenti i partisë si dhe Xhixho pritej se do merrte postin e zv.presidentes.
Zëvendës presidentja e Partisë së Lirisë, shprehur mirënjohjen për të gjithë delegatët që erdhën nga të gjitha vendet e Shqipërisë si dhe për të gjithë që i ndoqën live në platformat online.
Xhixho tha së janë ata, delegatët forca e Partisë së Lirisë, dhe se prioritet i punë së saj do të jetë plani me pesë pika për “Shqipërinë – 4 milionë shqiptarë”.
“Mirënjohje delegatëve të Partisë së Lirisë për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme në Konventën Kombëtare.
Falënderime për qindra të rinj e të reja, pensionistë e prindër me fëmijë, të ftuar që udhëtuan drejt Tiranës që në orët e para të mëngjesit nga skajet më të largëta të Shqipërisë, e mijëra të tjerë që na ndoqën përmes ekraneve dhe platformave online. Forca e Partisë së Lirisë janë pikërisht ata!
Mirënjohje që më besuan me votë detyrën e rëndësishme të zv.presidentes së Partisë së Lirisë.
Vota juaj është vlerësimi më i madh për kontributin tim prej gati 20 vitesh në këtë parti.
Faleminderit mikeshave të mia: Myrvete Asqeriu, bankiere, intelektuale, qëndrestare dhe Miranda Rira, ish-kryetare e Bashkisë Prrenjas, ish-deputete, pedagoge dhe sociologe; të dyja gra në karrierë dhe nëna të përkushtuara, që i dhanë vlerë kësaj gare.
Jam e bindur se fryma që na mblodhi dje të gjithë bashkë do të na udhëheqë në betejat e ardhshme politike përballë një regjimi të korruptuar e mafioz.
Plani me pesë prioritete për “Shqipërinë – 4 milionë shqiptarë” është misioni im më i ri. Bashkë do ta bëjmë realitet!”