Hapësire reklamuese

Politikë

U zgjodh deputete në Parlamentin e Brukselit, shqiptarja: Jam nga Tropoja, kam emigruar kur isha 8-vjeç

Shkruar nga Newsbomb
U zgjodh deputete në Parlamentin e Brukselit, shqiptarja: Jam nga Tropoja,
KRistela Bytyçi

Kristela Bytyçi, do të jetë deputetja e parë shqiptare në Parlamentin e Brukselit. Nën flamurin e Lëvizjes për Reforma (MR), tropojania ka mundur të mbledhë një pjesë të madhe të elektoratit shqiptar në Bruksel.

Fushata e saj, fokusi i së cilës ishte kryesisht te integrimi, sipërmarrja dhe siguria u prit mirë pas shumë vitesh udhëheqje nga të majtët.

"Pas kaq vitesh monopoli nga PS, zëri ynë i djathtë më në fund po dëgjohet. Ky është një kthim në rrënjët ideologjike të komunitetit tonë," tha ajo më herët. Ndërkohë, në një intervistë të dhënë mëngjesin e kësaj të hene për emisionin “Abc e mëngjesit”, Kristela ka rrëfyer gjithçka, duke filluar nga emigrimi i saj në Belgjikë dhe deri te përfshirja e saj në politikë.

Shqiptarja tregoi se ajo ishte vetëm 8 vjeç ku familja e saj ndërmori vendimin për tu shpërngulur drejt Belgjikës. E ndalur te politika, Kristela tha se prej 7 vitesh merret me politikë dhe fitorja ishte shpërblimi më i madh që mund të merrte për angazhimin e saj te partia Lëvizja për Reforma.

 “Sondazhet për ne si parti kanë qenë pozitive dhe e prisnim që do të kishim një rezultat të mirë, por kur fitova u gëzova shumë. Partia ime është më e vjetra në Belgjikë, e qendër të djathtë dhe liberale.

Belgjika ka një politikë të komplikuar dhe këtë radhë ne kemi votuar tre herë, parlamentin europian, federal dhe rajonal, ku dhe unë isha pjesë në Bruksel.

Unë me origjinë nga Tropoja, kam qene vetëm 8 vjeçe kur familja ime ka ikur për një jetë më të mirë. Ne kishim familjarë të tjerë këtu, prandaj zgjodhëm që të vijmë në Bruksel”, rrëfeu ndër të tjera Bytyçi për “ABC e Mëngjesit”.

Ashtu si dhe e ka thënë më herët sfida e radhës për deputeten shqiptare në Parlamentin e Brukselit do të jetë padyshim shndërrimi i kësaj fitore në veprime konkrete në dobi të të gjithë qytetarëve të rajonti dhe veçanërisht të komunitetit shqiptar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese