Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

U zgjodh deputet në Shkodër, Bardh Spahia shigjeton Benet Becin: Po largon njerëz nga puna (RASTI KONKRET)

Shkruar nga Newsbomb
U zgjodh deputet në Shkodër, Bardh Spahia shigjeton Benet Becin: Po
Beci-Spahia

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, i dalë nga zgjedhjet e 11 majit, Bardh Spahia, ka drejtuar akuza për shkelje të ligjit ndaj kryebashkiakut Benet Beci.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, Spahia sulmon haptas kryebashkiakun, për të cilin thotë se ka nisur hakmarrjen politike me shkarkime nga puna. Demokrati ka publikuar një rast, në të cilin kryebashkiaku Beci ka shkarkuar nga detyra një person, punonjës në një sektor të Bashkisë Shkodër, pa asnjë motiv apo bazë ligjore. 

Sipas Spahisë ky është abuzimi i radhës me pushtetin që do t'i kushtojë rëndë njeriut simbol të korrupsionit, siç ai e quan. 

Postimi:

Shuplaka që i dhanë bashkëqytetarët në 11 Maj dhe paniku nga akuzat që i ka komunikuar zyrtarisht SPAK, ja kanë prishur qetësinë kukullës së Edi Ramës dhe njeriut peng të bandave në Bashkinë Shkodër.

Tashmë Benet Beci, njeriu që po gëzon ditët e fundit në karrigen e grabitur përmes krimit, ka nisur hakmarrjen politike me shkarkime nga puna. Sepse nuk di rrugë tjetër përveç asaj të dhunimit, presionit, shkeljes së ligjit dhe hakmarrjes së sëmurë ndaj njerëzve që nuk kanë të njëjtat bindje me të. Damiri është një kryefamiljar si shumë të tjerë që Beci dhe administrata e tij me një të rënë lapsi i kanë flakur në rrugë.

Pa asnjë motiv apo bazë ligjore, por vetëm duke shpikur argumenta që do ti rrëzohen të gjitha në gjykatë, sic ka ndodhur me çdo punonjës të larguar në këto dy vite. Abuzimi i radhës me pushtetin do ti kushtojë rëndë njeriut simbol të korrupsionit, që ka shumë llogari për të dhënë përpara drejtësisë e qytetareve!

U zgjodh deputet në Shkodër, Bardh Spahia shigjeton Benet Becin: Po
Dokument

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese