Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

U sulmua nga mbështetësit e Belerit, Vangjel Tavo: Stuhi në gotë që do marrë fund shpejt

Shkruar nga Newsbomb
U sulmua nga mbështetësit e Belerit, Vangjel Tavo: Stuhi në
Qytetari pështyn Tavon ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo ka folur për media pas përplasjes që pati me mbështetësit e Fredi Belerit gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak.

Ai u shpreh se interesat e disa personave kanë marrë peng gjithë komunitetin e himariotëve. Madje ai ka folur dhe për hipotekimi e pronave në Himarë, duke u shprehur se nga e marta në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe pushtetin vendor do fillojnë procesin e pajisjes së kësaj bashkie me dokumentin hipotekor.

“Kjo është një stuhi në gotë dhe si e tillë do të marrë fund shpejt. Në lidhje me hipotekimin e pronave të tyre, unë si prefekt, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe pushtetin vendor, do të fillojmë nga e marta të gjithë procesin e pajisjes së kësaj bashkie me dokumentin hipotekor”

Unë si prefekt do zbatoj ligjin.  Jam këtu për të pritur çdo qytetar për shqetësimin e tij dhe për të zgjidhur shqetësimet e pronave brenda çdo kompetence që ma jep ligji.

Unë di të interpretoj ligjin dhe ligji thotë se çfarë ndodh në kushtet e krijuara. Himara nuk mund të lihet pa u qeverisur dhe në këto kushte zbatojmë ligjin. Ligji e ka të qartë se çfarë ndodh në këto situata. Këtu nuk flitet me emocione politike por i referohemi ligjit”, tha Tavo ndër të tjera.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese