Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

U rikthye për të jetuar në Shqipëri, ish-ambasadori japonez rrëfen para Ramës arsyet e këtij vendimi

Shkruar nga Newsbomb
U rikthye për të jetuar në Shqipëri, ish-ambasadori japonez
FotoMontazh/ Kryeministri Edi Rama dhe Ish-ambasadori japonez, Takada Mitsuyuki

Ish-ambasadori japonez, Takada Mitsuyuki, pas mbarimit të mandatit të tij si diplomat është rikthyer për të jetuar në Shqipëri.

Në një intervistë të dhënë për kryeministrin, Edi Rama në podkastin e tij “Flasim”, diplomati japonez ka rrëfyer arsyet se përse mori vendimin për të qëndruar në Tiranë, bashkë me bashkëshorten e tij, e cila aktualisht ndërvepron me sipërmarrjet shqiptare për t’i ndihmuar ato të lidhen me tregun japonez.

Gjatë rrëfimit të tij,  ish-ambasadori shprehet se në përshtypjen e parë, Shqipëria ngjante me Japoninë e 30-40 viteve më parë, pasi njerzit ishin shumë miqësorë, mikpritës dhe të sjellshëm, ndërsa shton se këshilla e kolegut të tij paraardhës ishte që të mos shqetësohej për asgjë, por të vinte dhe të njihte pak nga pak këtë vend.

Gjithashtu, diplomati evidenton edhe disa ndryshime midis kulturave të këtyre dy vendeve. Sipas tij, japonezët planifikojnë gjithçka, ndryshe nga shqiptarët që i merrnin gjërat më me qetësi, ndonëse vijon ai, ato tregonin se kishin vlera, vlerësonin familjen, miqtë dhe dinë të shijojnë jetën.

Paraardhësi im me telefonoi dhe më tha: nuk duhet të dini asgjë, mos u shqetësoni për asgjë. U besova fjalëve të tij. Përshtypja e parë ishte: Shqipëria dukje si Japonia e 30-40 viteve më parë. Njerëzit ishin shumë miqësorë, ishin mikpritës dhe shumë të sjellshëm. Me jepnin këshilla mjaft të mira. Konstatova pak ndryshim me kulturën e vendit tim. Japonezët planifikojnë çdo gjë, por pashë që shqiptarët kishin vlera, familjen, miqtë dhe e shijojnë shumë mirë jetën e tyre”,- u shpreh ish-ambasadori japonez.

I pyetur mbi opininonin, që ndajnë diplomatët e tjerë në vendin tonë, Mitsuyuki shprehet se Shqipëria vlerësohet si një ndër vendet më të sigurta në Evropë.

Më ka befasuar. Nga vendet europiane, Shqipëria është vendi më i sigurt dhe ambasadorët e tjerë më shprehen të njëjtin mendim. Shqipëria vendi më i sigurt në Europë“,- tha diplomati.

Ish-ambasadori japonez, e konsideron si shumë të rëndësishme ndërmarrjen e disa politikave që i shërbejnë të rinjve shqiptarë, për t’i mbajtur ato këtu, duke u ofruar mundësi më të mira pune dhe page, teksa premton se do të angazhohet për të krijuar ura lidhëse mes Shqipërisë dhe Japonisë.

Ato duhet të krijojnë vende pune të reja, në të cilat të paguajnë rroga më të larta. Nuk e di sa mund të kontribuoj në këtë drejtim. Ideja bazë është të gjej mundësi bashkëpunimi të përbashkëta mes sipërmarrjeve të dy vendeve, një mënyrë që sipërmarrja të paguajë paga më të mira që të mbajmë të rinjtë shqiptarë këtu”,- përfundoi ish-ambasadori.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese