Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

U proceduan për protestën para Bashkisë, Balliu dhe Blushi më të motivuar: S’na trembin, do shkulim rrënjët e regjimit për shqiptarët

Shkruar nga Newsbomb
U proceduan për protestën para Bashkisë, Balliu dhe Blushi
Pamje nga protesta, Tedi Blushi, Balliu dhe Flamur Noka duke u perpjekur te cajne kordonin policor

Dhuna e përdorur gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, 19 prill, dhe molotovët që u hodhën drejt hyrjes së Bashkisë së Tiranës, nuk kaluan pa u ndëshkuar nga Policia e Tiranës. Siç u bë me dije dhe më herët tre persona ranë në pranga, ndërsa katër të tjerë u proceduan penalisht.

Në mesin e të proceduarve është Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, të cilët kanë reaguar përmes rrjeteve të tyre sociale.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, Tedi Blushi shkruan se është i gatshëm që t’i dalë ballë për ballë “policisë së partisë”. Ai thekson se si Veliaj, Taulant Balla po ashtu dhe Edi Rama ta harrojnë që do e ndalojnë për të mbrojtur interesat e qytetarëve.

“Policia e Partisë më paska proceduar politikisht pse u pengova prej saj të ushtroj detyrën e Këshilltarit të Bashkisë së Tiranës duke më ndaluar me dhunë të hyj në Bashkinë e Tiranës për të kërkuar informacion lidhur me dhjetëra kërkesat e opozitës drejtuar këtij institucioni të shndërruar në modelin më keq të korrupsionit dhe inkriminimit. Pronari faktik i inceneratorit të Tiranës dhe kryetari i organizatës kriminale 5D, Erion Veliaj, ministri i Bandave, Taulant Balla, përfshi shefin e tyre, Edi Rama ta harrojnë se do të më ndalin të mbroj interesin qytetar me të tilla kërcënime ordinere që nuk trembin askënd.

Me çdo çmim dhe sakrificë do të jem gjithmonë në ballë të protestave qytetare, në mbrojtje të interesit publik, në krye të çdo aksioni politik për shkuljen nga rrënjët të Regjimit të kalbur të “Rilindjes”! Më keni Ballë për Ballë!”, shkruan Blushi në reagimin e tij.

Gjithashtu, ka reaguar edhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili ka thënë se ndaj tij janë bërë mbi 500 procedime penale, mirëpo kjo gjë nuk e pengon aspak, por përkundrazi e motivon më tepër për të kërkuar drejtësi për shqiptarët.

“Taulant Bego Yaris më paska proceduar pse protestoja kundër korrupsionit të Ndragetës. Taulant Droga dhe Lal-Ndrageta duhet të dinë se ky presion i shëmtuar nuk funksionon. Më keni bërë mbi 500 procedime penale dhe jo vetëm që nuk më ndaluat, por më motivoni më shumë për te kërkuar drejtësi për Shqiptaret.

Shihemi të premten ora 11:00, ku do të jete qytetarët kundër krimit dhe patjetër krimi do të humbë gjithmonë”, shprehet Balliu në statusin e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese