Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

U përjashtua nga seancat plenare, Flamur Noka paralajmëron se çdo të ndodhë më pas: Nuk do të ndalemi

Shkruar nga Newsbomb
U përjashtua nga seancat plenare, Flamur Noka paralajmëron se
Flamur Noka

Mes kaosit dhe tensioneve, deputeti Flamur Noka i ka shkulur mikrofonin socialistit Petro Koçi duke i ndaluar fjalën. Pas këtij veprimi Spiropali ka njoftuar përjashtimin nga Kuvendi të Flamur Nokës, si dhe ka mbyllur seancën e sotme plenare.

Pas mbylljes së seancës, Noka dhe kolegët demokratë folën para gazetarëve ku thanë se kjo panoramë që u pa sot, do të jetë çdo të hënë dhe çdo të premte në çdo seancë plenare.

Deputetët bënë thirrje qytetarëve për tu bashkuar në protestën që do mbahet të hënën në orën 18:00.

Prej 3 vitesh i kanë vënë flakën demokracisë në Shqipëri. Edi Rama ka 3 vjet që i ka hapur luftë opozitës. Arrestoi Berishën, burgosi Belerin, burgosi Salianjin. Ne jemi të vendosur të mos ndalojmë, Edi Rama nuk mund të likuidojë opozitën, opozita sot është në ballë të aksionit. Çdo të hënë dhe çdo të enjte do të jetë kjo situatë. Nuk do kemi kompromis me mafien dhe krimin, ne jemi në betejë. Zgjidhja është qeveria teknike. Rama kërcënon me burg këdo që denoncon lidhjet e maxhorancës me krimin. Edi Rama po vepron në mënyrë hakmarrëse. Ata që qeverisin sot janë të denjë për të vjedhur dhe qeverisur bandat e organizuar. Shqipëria nuk i meriton. Ne do i dalim Zot demokracisë. Nuk ka kompromis me mafien dhe krimin e organizuar që është në parlament. Ne jemi në betejë, pa qeveri teknike, me narko-qeveri, Shqipëria nuk ka paqe.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese