Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

U mor si i pandehur nga SPAK, Dogjani nuk bën hapa pas: Sulm politik, nuk më frikësojnë dot

Shkruar nga Newsbomb
U mor si i pandehur nga SPAK, Dogjani nuk bën hapa pas: Sulm politik, nuk
Deputeti Asllan Dogjani

Deputeti i Partisë Demorkatike, Asllan Dogjani e ka cilësuar si një sulm politik marrjen si i pandehur nga SPAK për veprën penale “deklarim i rremë i pasurisë” teksa dosja e tij ka kaluar për gjykim dy ditë më parë.

Ai ka reaguar gjatë mbledhes së kryesisë në selinë blu ndërsa ka thënë se qënron i patrembur përpara këtyre akuzave dhe ka mohuar totalisht të gjitha pretendimet të ngirutra nga strukturat e posaçme.

Ndër të tjera ai thotë se ky është një sulm politik ndaj tij dhe të gjithë politikanëve që kanë kurajon për të denoncuar korrupsionet masive që po kryen qeveria dhe pushtetarët e saj teksa këta të fundit përqien që t’i mbyllin gojën duke përdorur ligjin.

Duke të falënderuar, desha të ndaj me kolegët edhe rastin tim ta bëj transparent edhe me ju. Lidhur me një ndjekje penale politike të ndjekur ndaj meje se kam denoncuar në mënyrë të vazhdueshme korrupsionin dhe krimin e kësaj qeverie.

Shkuarja ime në SPAK është bërë për një shtëpi që unë jetoj me familjen time që prej vitit 2006. Pra shikojeni ku ka rënë niveli i SPAK. Në vend që të merret me hotelet, vilat e Edi Ramës dhe qeverisë së tij, portin e Durrësit apo deputetët që kanë marrë prona publike, ndaj meje nisi një hetim dhe o burra ta çojmë në SPAK.

Kjo sepse kam denoncuar grabitjen e një prone publike para pallatit tonë. Shtëpia ime është me dokument para noterit dhe me një kontratë.

Pas 20 vitesh se unë kam kërkuar interpelancë për këtë pronë, duke qenë se ka lidhje me një deputet të PS, kanë bërë dirigjim.

Është sulm ndaj meje. Ne nuk jemi hajdutë. SPAK duhet të merret me ata që vjedhin.

Ky nuk është sulm ndaj meje, por sulm publik ndaj çdo deputeti të opozitës që ngre zërin për korrupsion.

Më motivon më shumë dhe do vazhdoj të denoncoj më shumë dhe nuk më frikësojnë dot. Do bëjë çdo gjë që SPAK të merret me ligjin dhe jo të dirigjohet”, ka thënë Asllan Dogjani.

Deklarimi i rremë për përfitimin e një apartamenti:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 2 dhjetor 2024, përcolli pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për gjykim ndaj të pandehurit Asllan Dogjani, deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Më 24 Mars 2010, në deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës pranë ILDKPKI, deklaroi se kishte përfituar një apartament banimi me sipërfaqe 128.4 m2, i cili ndodhet në rrugën “Hamid Shijaku” në Tiranë, nga shoqëria e ndërtimit “Protial”, në këmbim të konsulencave juridike që i kishte ofruar dhe do t’i ofronte në të ardhmen.

Në mbështetje të këtij deklarimi, ai paraqiti kontratën me nr.7030 rep. dhe 781 kol. të datës 6 dhjetor 2006, tek e cila, i pandehuri u mbështet sërish edhe në deklarimin e datës 16 Qershor 2023, pas zgjedhjes së tij si deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Në ndryshim nga deklarimet e bëra, hetimet e këtij procedimi penal treguan se i pandehuri Asllan Dogjani është bërë pronari i apartamentit të lartëpërmendur, bazuar në kontratën me nr.7030 rep dhe 781 kol, dt.6 Shtator 2006, në të cilën parashikohej se vlera e apartamentit do të ishte 121.980 euro, shumë të cilën i pandehuri ia ka likuiduar shoqërisë,  përmes pagesave cash.

Nga provat shkresore dhe ato të paraqitura nga dëshmitarë, rezulton se kontrata e datës 6 dhjetor 2006 mban të njëjtin numër rep. dhe kol. si ajo e datës 6 shtator 2006, por me ndryshimin e mënyrës së përfitimit të këtij apartamenti. Kjo tregon se kontrata është hartuar në mënyrë fiktive me qëllim deklarimin e rremë të burimit të krijimit të pasurisë së paluajtshme. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese