Hapësire reklamuese

Politikë

U mor në pyetje për rreth 1 orë në SPAK, Erion Isai tregon arsyen e paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme

Shkruar nga Newsbomb
U mor në pyetje për rreth 1 orë në SPAK, Erion Isai tregon
Erion Isai ne SPAK

Kryetari i bashkisë së Kolonjës, Erion Isai ka dalë nga zyrat e SPAK pas rreth 1 ore marrje në pyetje në prokurorinë e posaçme. Në dalje ai ka dhënë një prononcim të shkurtër për gazetarët duke mos ndarë shumë detaje në lidhje me çështjen që po hetohet.

Kryebashkikau ka thënë se është pyetur për shpjegime shtesë në lidhje me një dosje që daton nga viti 2023, ndërsa nuk ka bërë të qartë çështjen në hetim.

Dhashë disa shpjegime shtesë nga 2023, nuk e di nëse duhet të them çështjen që isha, dhashë disa shpjegime shtesë dhe kam qenë person deklarues”, deklaroi Isai.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Erion Isai paraqitet në dyert e SPAK. Ai është thërritur dhe më herët nga prokurorët më datë 30 maj të vitit 2023, teksa është marrë në pyetje për rreth 3 orë.

Në atë kohë, Isai mohoni që të jetë pyetur në lidhje me tenderat ë bashkinë por tha se është thërritur si person në djeni për një ngjarje të disa kohëve më parë.

Gjithashtu në SPAK rezulton një kallëzim kundrejt Kreut të Bashkisë së Kolonjësm kallëzim i depozituar nga Esmerald Xhafa, për kryerjen e disa veprave panale.

Ai akuzohet konkretisht për "Shpërdorim detyre", "Korrupsion pasiv dhe aktiv", "Fshehje e pasurisë dhe për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike".

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese