Hapësire reklamuese

Politikë

U miratua ligji për investimet Strategjike, Sekretariati i Etikës anulon seancën plenare të 7 marsit

Shkruar nga Newsbomb
U miratua ligji për investimet Strategjike, Sekretariati i Etikës
Foro arkiv/ Kuvendi

Sekretariati i Etikës ka vendosur anulimin e votitmit në Parlament në datën 7 mars, pasi nuk kishte kuorum. Gjatë mbledhjes së zhvilluar mesditën e kësaj të premte, Sekretariati shqyrtoi kërkesën e deputetëve demokratë për anulimin e seancës së zhvilluar më 7 mars.

Në përfundim të kësaj mbledhje, e cila u zhvullua në sallën e Komisionit të Ligjeve, u mor vendimi për anulimin e seancës me arsyen se në këtë votim nuk morën pjesë shumica e deputetëve, pasi ashtu si dhe theksohet në rregulloren e Kuvendit që të hapet procesi i votimit duhet të jenë 71 deputetë, ndërkohë gjatë seancës së 7 marsit të pranishëm ishin vetëm 68 deputetë.

Ndërkohë, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, në një deklaratë për mediat pas anulimit të votimit në Sekretariatin e Etikës, e ka cilësuar vendimin si një “fitore e vogël”. Gjithashtu, ai tha se në vijim do të verifojnë pasi vendime të tilla mund të ketë pasur dhe gjatë seancave të kaluara plenare.

“Sot është një fitore e vogël në dukje. Do verifikojmë të gjitha votimet sepse të tilla vendime mund të jenë marrë edhe më parë. Deputetët e mazhorancës të lënë qejfet e të vijën të votojnë ligjet që kanë propozuar”, tha deputeti i PD Saimir Korreshi.

Partia Demokratike më herët kërkoi anulimin e seancës së 7 marsit, ku u votua për ndryshimin e ligjit për Investimet Strategjike, teksa opozita ttha se në seancë nuk ishte korumi i duhur i deputetëve që projektligjet të kalonin për votim.

"Në një seancë ku edhe pse sipas rregullores nuk kishte kuorum për votim. Që të hapet procesi i votimit duhet të kenë votuar pro 71 deputetë. Deklarohet që janë 68 por kjo nuk e ndal vrullin për të miratuar ligjin për investimet strategjike që është në interes të një grushti oligarkësh", tha Bardhi pas përfundimit të seancës më 7 mars.

Më 7 mars seanca drejtohej nga nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj.

RENDI I DITËS I DATËS 7 MARS

1.Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 4.3.2024

2.Njoftime;

3.Projektligj” Për burimet ujore”

4.Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 93/2015 “Për Turizmin”, të ndryshuar””

5.Projektligj “Për disa ndryshime në Ligjin nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

6.Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, të ndryshuar”.

7.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese