Hapësire reklamuese

Politikë

“U mbars mali polli një mi”, Rama ironizon opozitën: Shqipërinë s’e nëpërkëmb dot më askush

Shkruar nga Newsbomb
“U mbars mali polli një mi”, Rama ironizon opozitën:
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi ka ironizuar të gjithë ata që kanë reaguar për reportazhin investigues të Rai3 për Shqipërinë.

Rama shkruan me ironi: “u mbars mali polli një mi dhe tani minj, hardhuca e zhapikë kanë kohën e ahengut të fitores në humbje”.

Ai ndër të tjera shkruan se Shqipërinë nuk e ndal dot më kush dhe as e  nëpërkëmb dot më askush.

U mbars mali polli një mi dhe tani minj, hardhuca e zhapikë kanë kohën e ahengut të fitores në humbje! Është koha e daljes së shpirtit të së keqes që mpaket e çirret, ndërkohë që Shqipërinë as e ndal dot më kush dhe as e  nëpërkëmb dot më askush”, shkruan Rama në postimin e tij.

Kujtojmë që ky reagim i Ramës vjen pasi opozita ka paralajmëruar protestë kombëtare që do të zhvillohet ditën e enjte, ora 11.00 përpara Kuvendit të Shqipërisë.

Po ashtu pak orë më parë kreu i Grupit Parlamentar  të PD, Gazment Bardhi i ka dërguar një shkresë Kuvendit, ku ka kërkuar mocion me debat në lidhje me investigimin e emisionit ‘Report’, në RAI3.

Bardhi kërkoi mocion me debat “mbi lidhjet e politikës me krimin dhe masat që duhen ndërmarrë për shkëputjen përfundimtare të këtyre marrëdhënieve, që po minojnë demokracinë dhe vendosin në rrezik stabilitetin e vendit”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese