Hapësire reklamuese

Politikë

U largua papritur nga drejtimi i Bashkisë, zbardhet letra e Blerina Balës: U përpoqa të punoja me përkushtim, por ishte e vështirë

Shkruar nga Newsbomb
U largua papritur nga drejtimi i Bashkisë, zbardhet letra e Blerina
Blerina Bala

Është zbardhur dhe letra e plotë, ku kryetarja e komanduar e Himarës, Blerina Bala jep dorëheqje nga posti i saj.

2-mujorshin në krye të bashkisë së Himarës, ajo e cilëson si periudhë të vështirë, por njëkohësisht të mrekullueshme.

Ndër të tjera ajo në letër bën me dije se parsye personale nuk mund të vazhdojë më punën në krye të bashkisë së Himarës, post që iu besua nga Këshilli Bashkiak Himarë.

“Sidoqoftë për shkaqe personale që kërkojnë kohën dhe vëmendjen time të plotë, me keqardhje ju njoftoj pamundësinë time për të vazhduar detyrën e Kryetares së Bashkisë Himarë që mu besua dhe nga Këshilli Bashkiak Himarë.

Me këtë letër, sot zyrtarisht paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga pozicioni i Kryetares së Bashkisë Himarë”, shkruan ajo.

Ndër të tjera, Bala falënderon stafin e Bashkisë së Himarë, Këshillin Bashkiak Himarë dhe çdo banor të Himarës që e ka mbështetur gjatë kësaj periudhe.

Letra e Blerina Balajt:

Të nderuar anëtar të Këshillit Bashkiak Himarë!

Ndjehem e nderuar dhe e privilegjuar që mu dha mundësia të drejtoja Bashkinë Himarë për këtë periudhë aq sa të vështirë dhe të mrekullueshme për mua.

Gjatë kësaj kohe jam përpjekur të punoj me përkushtim dhe e palëkundur, për të trajtuar dhe zgjidhur çështjet që janë paraqitur para meje.

Sidoqoftë për shkaqe personale që kërkojnë kohën dhe vëmendjen time të plotë, me keqardhje ju njoftoj pamundësinë time për të vazhduar detyrën e Kryetares së Bashkisë Himarë që mu besua dhe nga Këshilli Bashkiak Himarë.

Me këtë letër, sot zyrtarisht paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga pozicioni i Kryetares së Bashkisë Himarë.

Dua të shpreh falenderimet dhe mirënjohjen më të thellë stafit të Bashkisë Himarë, Këshillit Bashkiak Himarë dhe cdo banori të Himarës për mbështetjen dhe për vlerat njerëzore që kemi ndarë gjatë kësaj periudhe.

Përulësisht kërkoj të pranoni mirënjohjen time të sinqertë, për bashkëpunimin dhe për cdo gjë që kemi arritur së bashku.

Me respekt, Blerina Bala

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese