Hapësire reklamuese

Politikë

U akuzua për fshehje pasurie, GJKKO ia kthen SPAK-ut dosjen e Asllan Dogjanit për plotësim hetimesh

Shkruar nga Newsbomb
U akuzua për fshehje pasurie, GJKKO ia kthen SPAK-ut dosjen e Asllan
Deputeti Asllan Dogjani

Gjykata e Posaçme ka kthyer në SPAK dosjen në ngarkim të deputetit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani.

Togat e zeza kanë vendosur paraditen e kësaj të premte kthimin për hetim në SPAK të dosjes së deputetit demokrat i cili akuzohet për “fshehje pasurie”.

Pas kthimit të dosjes, pritet që Prokuroria për dy muaj të mbledhë më shumë prova dhe të hetojë detajet e reja për të sqaruar situatën ligjore të deputetit.

Ndërkohë, për mediat deputeti Dogjani ka theksuar se akuzat e ngritura ndaj tij janë në shenjë hakmarrje nga një person që e ka kallëzuar për vjedhje të pronës publike. Duke e cilësuar më tej vendimin e GJKKO-së si “triumf të drejtësisë”.

“Gjykata me vendim të ndërmjetëm i caktoi SPAK të kryhen edhe një herë hetime. Kjo vepër penale e supozuar ku është bërë nga një mashtrues që e kam kallëzuar për vjedhjen e pronës publike. Është shenjë hakmarrje. E kam denoncuar me banorët për grabitjen e pronës publike. Sot është triumf i drejtësisë, por shpresë edhe për qytetarët. Të denoncojnë çdo hajdutëri. Gjykata u dha një shpresë qytetarëve,” tha Dogjani.

Prokuroria e Posaçme më dhjetor të vitit që lam pas çoi për gjykim dosjen në ngarkim të deputetit demokrat Asllan Dogjani, lidhur me deklaratën e pasurisë për një apartament me vlerë 120.000 euro.

Më 24 Mars 2010, në deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës pranë ILDKPKI, Asllan Dogjani ka deklaruar se kishte përfituar një apartament banimi me sipërfaqe 128.4 m2, i cili ndodhet në rrugën “Hamid Shijaku” në Tiranë, nga shoqëria e ndërtimit “Protial”, në këmbim të konsulencave juridike që i kishte ofruar dhe do t’i ofronte në të ardhmen.

Në mbështetje të këtij deklarimi, ai paraqiti kontratën me nr.7030 rep. dhe 781 kol. të datës 6 dhjetor 2006, tek e cila, i pandehuri u mbështet sërish edhe në deklarimin e datës 16 Qershor 2023, pas zgjedhjes së tij si deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

SPAK tha se në ndryshim nga deklarimet e bëra, hetimet e këtij procedimi penal treguan se i pandehuri Asllan Dogjani është bërë pronari i apartamentit të lartëpërmendur, bazuar në kontratën me nr.7030 rep dhe 781 kol, dt.6 Shtator 2006, në të cilën parashikohej se vlera e apartamentit do të ishte 121.980 euro, shumë të cilën i pandehuri ia ka likuiduar shoqërisë përmes pagesave cash.

Nga provat shkresore dhe ato të paraqitura nga dëshmitarë, rezultoi se kontrata e datës 6 dhjetor 2006 mban të njëjtin numër rep. dhe kol. si ajo e datës 6 shtator 2006, por me ndryshimin e mënyrës së përfitimit të këtij apartamenti. Kjo tregon se kontrata është hartuar në mënyrë fiktive me qëllim deklarimin e rremë të burimit të krijimit të pasurisë së paluajtshme.

Pra, SPAK arriti të provojë se Asllan Dogjani nuk e ka përfituar apartamentin në këmbim të konsulencave juridike që i kishte ofruar dhe do t’i ofronte në të ardhmen kompanisë së ndërtimit “Protial”, por në këmbim të pagesave cash.

SPAK dërgon për gjykim deputetin Asllan Dogjani për deklarim të rremë të pasurisë:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 2 dhjetor 2024, përcolli pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për gjykim ndaj të pandehurit Asllan Dogjani, deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

I pandehuri Asllan Dogjani akuzohet për kryerjen e veprës penale deklarim i rremë i pasurisë, e parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Deklarimi i rremë për përfitimin e një apartamenti

Më 24 Mars 2010, në deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës pranë ILDKPKI, deklaroi se kishte përfituar një apartament banimi me sipërfaqe 128.4 m2, i cili ndodhet në rrugën “Hamid Shijaku” në Tiranë, nga shoqëria e ndërtimit “Protial”, në këmbim të konsulencave juridike që i kishte ofruar dhe do t’i ofronte në të ardhmen.

Në mbështetje të këtij deklarimi, ai paraqiti kontratën me nr.7030 rep. dhe 781 kol. të datës 6 dhjetor 2006, tek e cila, i pandehuri u mbështet sërish edhe në deklarimin e datës 16 Qershor 2023, pas zgjedhjes së tij si deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Në ndryshim nga deklarimet e bëra, hetimet e këtij procedimi penal treguan se i pandehuri Asllan Dogjani është bërë pronari i apartamentit të lartëpërmendur, bazuar në kontratën me nr.7030 rep dhe 781 kol, dt.6 Shtator 2006, në të cilën parashikohej se vlera e apartamentit do të ishte 121.980 euro, shumë të cilën i pandehuri ia ka likuiduar shoqërisë,  përmes pagesave cash.

Nga provat shkresore dhe ato të paraqitura nga dëshmitarë, rezulton se kontrata e datës 6 dhjetor 2006 mban të njëjtin numër rep. dhe kol. si ajo e datës 6 shtator 2006, por me ndryshimin e mënyrës së përfitimit të këtij apartamenti. Kjo tregon se kontrata është hartuar në mënyrë fiktive me qëllim deklarimin e rremë të burimit të krijimit të pasurisë së paluajtshme. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese