Hapësire reklamuese

Politikë

U akuza nga PD për trafikim droge, KQZ nis verifikim të thelluar për kryebashkiakun e PS

Shkruar nga Newsbomb
U akuza nga PD për trafikim droge, KQZ nis verifikim të thelluar
Tonin Marinaj

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka vendosur që të kryejë një verifikimit të thelluar për Tonin Marinaj, kryebashkiak i PS në Malësinë e Madhe.

KQZ ka marrë këtë vendim pas denoncimeve të Partisë Demokratike për lidhjet e Tonin Marinajt me trafikun e drogës në Itali.

Kryerjen e verifikimit të thelluar për Tonin Zef Marinaj, Kryetar në Bashkinë Malësi e Madhe, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, dhe dërgimin e të dhënave përkatëse Prokurorisë së Përgjithshme për vlerësim të mëtejshëm. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, tha Celibashi.

Po ashtu më herët edhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranoi kërkesën e Partisë Demokratike për verifikimin e pastërtisë së figurës së kryebashkiakut të Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, sipas ligjit të dekriminalizmit.

Më pas SPAK i dërgoi shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe për dijeni Kuvendit të Shqipërisë për të filluar procedurat e verifikimit për Marinaj.

Më 2 korrik, një grup deputetësh të Partisë Demokratike dorëzuan në SPAK një kërkesë, ku kërkonin verifikimin e kryetarit të Bashkisë së Malësisë së Madhe, pasi kishte dyshime dhe të dhëna faktike se më parë ai ka qenë i përfshirë dhe drejtonte një grup kriminal që operonte në trafikimin e lëndëve narkotike në Itali.

Megjithatë, kërkesa e dërguar u cilësua nga kryebashkiaku Tonin Marinaj si një skenar i dobët i dalë nga radhët e PD-së me qëllimin për të denigruar figurën e tij.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese