Ish- kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur fitoren e opozitës në Turqi. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha ka vlerësuar fitoren e opozitës ndërsa e konsideron humbjen e Erdoganit si të paralajmëruar.
Sipas tij, qeverisja në mënyrë autoritare, mbështetja krah Rusisë dhe ndërhyrja e shtetit në cështjet fetare janë vetëm disa nga arsyet që e rendisin sot Presidentit Erdogan në kahun e humbësve.
“Presidenti Erdogan e ka pranuar humbjen dhe e vlerëson fitoren e opozitës si një pikë kthese në historinë e Turqisë. Qëndrimet autoritare, afiniteti i tepruar me Rusinë, braktisja e trashëgimisë kemaliste dhe ndërhyrja e tij dhe e shtetit në çështjet fetare, u ndëshkuan nga votuesit turq në këto zgjedhje”, - shkruhej në postimin e tij.
Ndërsa ish-kryeministri nuk la pa përfshirë edhe rezultatin në vendet me shuimicë shqiptare që me votën e tyre ndëshkuan Erdoganin, duke e paralelizuar me aktualitetin e sotëm politik në Shqipëri si një paralajmërim për kryeministrin shqiptar Edi Rama.
“Gjithashtu shtoj se humbja në Stamboll dhe Bursa, qytete me prezencë të fortë shqiptare, dëshmon se Erdogani i dha edhe mbështetjen e errët dhe personale principale që i ka dhënë këto vite Edi Ramës, këtij armiku të vërtetë të kombit shqiptar, i cili, me shtetin narcisist që ndërtoi, la Shqipërinë 1/3 e shqiptarëve.” – shkruan ish-kryeministri.
Në datën 31 Mars, në Turqi u zhvilluan zgjedhjet lokale. Nga këto zgjedhje partia kryesore e opozitës, Partisë Popullore Republikane (CHP) ka arritur të marrë nën kontroll disa bastione të partisë së Erdoganit. Opozita e kryesuar nga kryebashkiaku aktual i Stambollit Ekrem Imamoglu, fitoi 37% të votave në mbarë vendin, krahasuar me 36% për partinë e presidentit, duke shënuar fitoren më të madhe elektorale të CHP që kur Erdogan erdhi në pushtet dy dekada më parë.