
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një përgjigjeje në rubrikën “Sy m’sy” në “Facebook”, i kundërpërgjigjur një komentuesi që kritikonte tunelin e Murrizit, duke thënë se është jashtë standardeve evropiane.
Rama shpreh se çdo vepër infrastrukturore e ndërtuar gjatë qeverisjes socialiste është realizuar duke u bazuar në standardet evropiane, duke mbrojtur kështu punën e qeverisë në fushën e infrastrukturës.
“Jo vetëm ai tunel, por çdo vepër infrastrukture që ne ndërtojmë, rrugë, shkollë, spital, është vetëm e standardeve evropiane, sepse ne e kemi ndarë mendjen, do ta bëjmë këtë vend anëtar të Bashkimit Evropian deri në 2030. Kjo do të thotë që jo vetëm çdo shqiptari do t’i japë një pasaportë evropiane, por edhe Shqipërinë do ta pasaportizojmë në Evropë”, u shpreh ai.