Hapësire reklamuese

Politikë

Tryeza "Zgjedhjet 2025" me KQZ , Gjylameti: Grupi i dialogut dështoi për konsesnus! 

Shkruar nga Newsbomb
Tryeza "Zgjedhjet 2025" me KQZ , Gjylameti: Grupi i dialogut
Blerina Gjylameti

Përfaqësuesja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti tha se "Grupi i Dialogut" me KQZ ka dështuar për të arritur një konsesnus.

Ajo nënvizioi faktin se ana e tyre është treguar vullnet për të avancuar me reformën zgjedhore, që në zgjedhjet e ardhshme të votojë edhe diaspora. 

"Shqetësimi më i madh na jepni kohën e duhur për të implementuar çdo lloj ndryshimi që procesi zgjedhor të zhvillohet në kohën e duhur. Si përfaqësues të PS-së e kemi treguar kur u ngrit Komisionin i Reformës në vitin 2022, dështoi me sukses për shkak të problematikave të PD-së, por kishim vullnet të ngrinim grup dialogu me opozitën për të adresuar rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të OSBE-ODIHR.

Grupi i dialogut ka dështuar për konsensus, secila palë mund të flasë për arsyet pse dështoi, por nga ana jone kemi treguar vullnet që jemi të gatshëm për te adresuar rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese dhe OSBE-së, por do presim deri fundit. Presim deri moment të fundit.

Jemi të gatshëm që diaspora të votojë. Regjistrimi i tyre të jetë pranë KQZ. Së dyti për ta shtrirë procesin dhe numërimin elektronik në pesë qarqe. Teknologjia eliminon një se problematikat. Jam e bindur si përfaqësuese e PS që palët të ulen me tryeze. Shpresoj që nga kolegët e opozitës ta kemi te njëjtën gjë te mos ngrjemë artifica ligjore për votimin elektronik."- tha Gjylameti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese