Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Trump do t'i heqë "non gratën" Sali Berishës? Ish-kryeministri e thotë troç: E pres!

Shkruar nga Newsbomb
Trump do t'i heqë "non gratën" Sali Berishës?
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar fitoren e Donald Trump ndaj Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve. Ai u pyet në Euronews Albania nëse kjo fitore mund të çonte në heqjen e vendimit "non grata" të vendosur ndaj tij nga SHBA.

Berisha u shpreh se fitorja e Trump mund të shfaqë një Amerikë të bazuar në vlera, ndryshe nga ajo që, sipas tij, është përfaqësuar nga figura të tilla si Edi Rama. 

Kur u pyet konkretisht nga analisti Arion Sulo nëse shpreson për heqjen e masës "non grata", Berisha theksoi se do ta priste këtë akt nga çdo administratë e re, duke e quajtur vendimin ndaj opozitës një "grusht shteti" brenda shtetit.

“Shpresa është tjetërkund. Do shikojmë një Amerikë të vlerave dhe jo një Amerikë të Dumanëve, të Edi Ramës që mbështet narko shtetin. Një nga aktet më të rënda në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve është korruptimi i McGonigal nga Edi Rama. Një ditë para gjyqit në Shqipëri vinte sekretari i Shtetit dhe u thoshte shqiptarëve se Edi Rama është i shkëlqyer ndërkohë që të nesërmen kishte gjyqin në Washington.

Pati një devijim madhor nga vlerat universale që popujt dhe njerëzit e lirë ndajnë me njëri tjetrin. Unë do e prisja nga cilido që do zgjidhej, pasi ky ishte një grusht shteti. Në doktrinën politike ajo që u bë ndaj opozitës shqiptare ishte grusht shteti brenda shtetit në një vend partner”, tha Berisha. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese