Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Politikë

Tropoja turistike, Rama ironizon Berishën: Të besuan por prej teje nuk panë asgjë të hajrit

Shkruar nga Newsbomb
Tropoja turistike, Rama ironizon Berishën: Të besuan por prej teje nuk
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me qytetarët në Kukës ironizoi Kryetarin e PD, Sali Berisha ndërsa foli për zhvillimin e turizmit në Tropojë gjatë viteve të fundit.

Kreu i qeverisë duke ironizuar Berishën tha se tropojanëve më parë nuk ju besohej se zona e tyre do të zhvillohej pasi i besuan dikujt prej të cilit nuk panë asgjë të hajrit.

"Kukësi ishte një territor i zymtë dhe çdo gjë rreth e rrotull të thoshte largohu. Sot ky është një qytet tërësisht tjetër dhe dua t’i siguroj banorët e lagjes 1 dhe lagjes 7, projekti i transformimit të lagjeve do të përfundojë dhe kur të përfundojnë edhe këto dy të tjera. Jam shumë i vëmendshëm për investimet në Kukës, ndaj ua mbaj dhe mend.

Ajo që ka më shumë rëndësi që të thuhet sot, është që edhe Kukësi si bashki të hyjë në hartën turistike të Shqipërisë. Ne sot kemi një zhvillim që as nuk mendohej, zhvillimin turistik të Tropojës.

Më kujtohet që kur thoshim që në Tropojë do zhvillojmë turizmin, sepse për shumë vite i besuan dikujt nga të vetët dhe s’panë asgjë të hajrit. Sot Tropoja është në hartën turistike të Shqipërisë."-tha Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese