
Tritan Shehu
Drejtuesi politik i PD në Gjirokastër, Tritan Shehu, nuk e ka komentuar humbjen e thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 Majit por ka deklaruar se regjimi përmbyset me lëvizje popullore.
“Përshëndes të gjitha strukturat e Gjirokastrës dhe t’i falenderojë banorët e Gjirokastrës, drejtuesit, komisionerët, numëruesit që u përballën me një regjim.
Regjimi nuk përmbyset me votë, por përmbyset në fillim dhe pastaj i hapet rrugë votës së lirë. Regjimi përmbyset vetëm me lëvizje popullore, rrugë tjetër nuk ka! Do përmbyset, mos u shqetësoni."-tha Shehu.
Sondazh
Poll