Hapësire reklamuese

Politikë

Tritan Shehu del kundër “urdhrit” të Bardhit: Do kontribuoj vërtet në luftën anti-korrupsion

Shkruar nga Newsbomb
Tritan Shehu del kundër “urdhrit” të Bardhit: Do
Tritan Shehu

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu gjatë fjalës së tij në Kuvend ka deklaruar se do hedhë votën kundër rezolutës së propozuar nga PS.

Edhe pse kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi konfirmoi në nisje të seancës së do gjithë demokratët të abstenojnë, mesa duket Shehu nuk e ka parë të përshtatshme këtë vendim.

“Rama mban Berishën të burgosur. Po përpiqet me çdo mënyrë që të pengojnë integrimin në BE. Kemi të bëjmë me keqpërdorim të drejtësisë. Një drejtësi që keqpërdoret në këtë mënyrë nuk është drejtësi.

Pa shembur regjimin nuk mund të kemi drejtësi. Prandaj vota ime është kundër sepse në këtë mënyrë kontribuoj vërtetë në luftën kundër korrupsionit. Nëse nuk themi të vërtetat, realisht do të zhytemi gjithnjë e më tepër në këtë situatë kaq të rëndë,” tha Tritan Shehu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese