Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Tre italianët refuzuan të dëshmonin, Vokshi te komisioni i Sterilizimit: Do njoftohet policia të sigurojë praninë e tyre në Komision

Shkruar nga Newsbomb
Tre italianët refuzuan të dëshmonin, Vokshi te komisioni i
Albana Vokshi

Kryetarja e Komisionit Hetimor për procesin e sterilizimit, Albana Vokshi, bëri të ditur sot në seancën e komisionit se tre shtetas italianë kanë refuzuar për herë të tretë të dëshmojnë, duke mos iu përgjigjur thirrjes për arsye angazhimesh personale.

Komisioni kishte planifikuar të dëgjonte dëshmitë e këtyre individëve, përfshirë biznesmenin Ilir Rrapaj, fituesin e koncesionit për sterilizimin, për të hedhur më shumë dritë mbi këtë marrëveshje.

Vokshi njoftoi se tashmë do të kërkojë ndihmën e policisë për të siguruar praninë e italianëve në komision, pasi dëshmia e tyre konsiderohet thelbësore për hetimin. Tre shtetasit, Umbro Staçini, Elisabetta Anzanello dhe Giorgio Tardioli, përmes emaileve të dërguara, shpjeguan se për shkak të angazhimeve të tyre profesionale në Itali dhe afatit të shkurtër të njoftimit, nuk mund të udhëtonin drejt Shqipërisë.

"Umbro Staçini, Elisabetta Anzanello dhe Giorgio Tardioli janë përgjigjur me email për shkak të angazhimeve personale dhe pune në Itali dhe jashtë Shqipërisë edhe kohës së shkurtër të njoftimit, i kemi thirrur 3 herë e kanë të pamundur të organizojnë udhëtimin drejt Shqipërisë. Është hera e tretë që refuzojnë. Dëshmia e 3 shtetasve është kyçe për hetimin parlamentar.

Janë jo vetëm aksionet në koncesionin e sterilizimit. Dy prej tyre kanë marrë edhe miliona lek me konsulencë private. Kanë dhe kompani nënkontraktuese. Marrin paratë e shqiptarëve nga të gjitha xhepat.

Parashikon thirrjen e tyre duke njoftuar policinë dhe policia të sigurojë praninë e tyre në komision," tha Vokshi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese