Hapësire reklamuese

Politikë

Transmetimi i reportazhit të RAI3, Boçi: Shqipëria po identifikohet si republikë e mafies

Shkruar nga Newsbomb
Transmetimi i reportazhit të RAI3, Boçi: Shqipëria po
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Luçiano Boçi

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Luçiano Boçi ka deklaruar se transmetimi i reportazhit të RAI3, ku personazh kryesor është Edi Rama ka ndryshuar negativisht imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

I pranishëm në emisionin e Eni Vasilit, Boçi shprehet se vendi ynë tashmë identifikohet si një republikë e mafies, pasi metodat që qeveria përdor për të arritur qëllimet e saj janë krejtësisht mafioze, duke vënë në funksion të grupeve kriminale të gjithë kabinetin qeveritar dhe ministritë.

Nëse shikon edhe ministritë se si janë drejtuar pasqyrojnë më së miri edhe interesat e grupeve kriminale. Dikush ka ekonominë, dikush ka investimet strategjike”,- tha Boçi.

Për Luçiano Boçin, takimi me përfaqësuesin e pastrimit të parave të Sinaloas tregon për përfshirjen e tij në këto grupe, si dhe deklarata e ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj që Rama përfaqëson interesat e grupeve kriminal e vërteton këtë.

Boçi shton se justifikimet e tij se nuk e ka ditur profilin e njerëzve që takon është i pavlefshëm, pasi çdo kryeministër merr informacione për njerëzit para se t’i takojë ato në biseda private.

Kur ka takuar përfaqësuesin e pastrimit të parave të Sinaloas, Edi Rama justifikohet dhe thotë se më tha dikush për ta takuar.

Kush është ky njeri që takon Kryeministrin, pse nuk merr informacione për personazhet që takon, kemi institucione që Kryeministri mund të marrë informacione se çfarë përfaqësojnë”,- përfundoi Boçi.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese