
Persida Shkrepa, pedagogia dhe një ndër arkitektet më të njohura në Shqipëri, ka vendosur që të angazhohet dhe në politikë. Ajo garon nën siglën e Partisë Socialiste, në qarkun e Tiranës dhe është çdo ditë në terren për të takuar njerëzit.
Dje, Persida ka qenë e ftuar në studion e Euronews Albania dhe është pyetur nga moderatorja nëse në takimet me qytetarët, shkon me taka apo?
"Me atlete patjetër. Atlete, T-shirt (bluzë), sa më thjeshtë. Mund të kem shumë gjëra, por popullit nuk mund ti shfaq atë anën time që atyre ndoshta u mungon. Duhet të jesh njësh me ta, njësoj me ta për të marrë thelbin e kërkesave të tyre", u shpreh ajo.
Më tej, Persida Shkrepa tregoi edhe sesi kishte reaguar djali 7 vjeçar kur kishte marrë vesh se ajo kishte vendosur të kishte dhe një angazhim të ri veç mësimdhënies dhe punës si arkitekte, tashmë në politikë.
"Djali ka pasur disa shpërthime të vetat, politika, pse do bëhesh ti si Edi Rama. I thashë, mam nuk do bëhem si Edi Rama, është komplet angazhim tjetër. Por tani ka ndryshuar, thotë mami im do fitojë", u shpreh kandidatja e PS në Tiranë.