Hapësire reklamuese

Politikë

Thirrjet e Berishës për bashkimin e PD-së, Boçi: Basha dhe Alibeaj janë vetëpërjashtuar nga partia

Shkruar nga Newsbomb
Thirrjet e Berishës për bashkimin e PD-së, Boçi: Basha dhe
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka deklaruar se ish-kreu demokrat Lulzim Basha dhe deputeti Enkelejd Alibeaj janë vetëpërjashtuar nga partia.

I pranishëm në emisionin “Open”të Eni Vasilit, ndërsa po diskutohej mbi thirrjet e ish- kryeministrit Sali Berisha për bashkimin e anëtarëve të PD-së, Boçi tha se se ato janë normale, por disa figura politike kanë ndërtuar vetë fatin e tyre politik duke bërë zgjedhje paraprake të rrugës që do ndjekin.

Sipas Boçit, në PD të gjithë respektohen për kontributin e tyre, ndërsa shfaqet optimist se Bashkimi i PD-së do të ndodhe shumë shpejt.

Nuk lëshoi Rama te vendimi për vulën, u detyrua Rama. Ishte një e drejtë që nuk mund të zhbëhej dot më. U shfaqën gjyqtarë me integritet. Basha dhe Alibeaj e kanë ndërtuar vetë fatin e vet politik.

Thirrja e Berishës është normale. Basha dhe Alibeaj u vetëpërjashtuan. Në PD të gjithë respektohen për kontributin që kanë dhënë. Jemi shumë të fortë. Bashkimi i PD do të ndodhë”,- është shprehur Luciano Boçi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese