Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Thirrje për dialog, Bardhi i përgjigjet ambasadorit të BE : Fshehja e realitetit pas fjalëve të bukura, nuk e ndihmon Shqipërinë

Shkruar nga Newsbomb
Thirrje për dialog, Bardhi i përgjigjet ambasadorit të BE :
Gazment Bardhi

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur ambasadorit të BE, Silvio Gonzato, i cili jashtë Kuvendit tha se shpresonte që iopozita të lunate rolin e saj në parlament.

Bardhi në rrjetet sociale shkruan se si mundet opozita të jap rolin e saj në Kuvëend, kur është e përjashtuar nga Kuvendi.

Ndër të tjera, Bardhi thotë se fjalët e bukura dhe fshehja e ralitetit nuk e ndihmon Shqipërinë që të ecë përpara.

“Bëhet thirrje që opozita të luaj rolin e saj brenda Parlamentit; ndërkohë mundësia e opozitës për të hyrë brenda dhe pastaj për të patur mundësi të luaj rolin e saj brenda Parlamentit paraqitet kështu në realitet!

Fshehja e realitetit/të vërtetës pas fjalëve të bukura, nuk e ndihmon Shqipërinë! Realiteti/e vërteta është që opozita është përjashtuar nga Kuvendi PA LIGJ dhe me një rregull që është shfuqizuar prej 6 muajsh nga Gjykata Kushtetuese.

Parlamentarizimi ka në themel të tij respektimin e Kushtetutës, si mundësia e vetme e bashkëjetesës mes palëve që mendojnë ndryshe. Nëse shkelet Kushtetuta në vazhdimësi mundësia për bashkëjetesë parlamentare mes mazhorancës dhe opozitës ZEROHET”, shkruan Bardhi.

                                                                                                                                                            

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed