Hapësire reklamuese

Politikë

Thirrja e Veliajt në SPAK, Meta: “5D nuk është asgjë, do jetë më e rëndë ‘5 drejtoreshat'"

Shkruar nga Newsbomb
Thirrja e Veliajt në SPAK, Meta: “5D nuk është asgjë,
Kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta

Kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta në konferencën për gazetarët ku foli për planin me 5 pika të partisë, gjithashtu foli edhe për Reformën në Drejtësi. Meta përvecc akuzave për kreun e SPAK, Altin Dumani, tha se ka shumë dosje që presin të shqyrtohen nga gjykata.

“Janë 115 mijë dosje që nuk janë prekur me dorë. Është katërfishuar koha e gjykimit të një dosje. Ku është efikasiteti dhe reagimi për t’i dhënë të drejtën qytetarit? Ka një forcë politike si Partia e Lirisë për fat të mirë që do i japë fund këtij regjimi dhe që do kthejë drejtësinë në shinat e Kushtetutës.”

Meta gjtihashtu komentoi edhe thirrjen e Veliajt në SPAK ku tha se duhet të ishte thirrur para 4 vitesh.

Veliaj thirret në SPAK vetëm pas katër vitesh. Vodhe në Aferën e inceneratorit që nuk ekziston. Drejtësia bëri veprime fiktive vetëm pas protestave të zjarrta të qytetarëve për “5D”. Kjo nuk ishte asgjë. Do të jetë më e rëndë ajo e “15 drejtoreshave”, - tha Meta ndër të tjera.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese