Partia "Mundësia" e politikanit Agron Shehaj ka mbajtur këtë të shtunë Konventën Themeluese, me pjesëmarrjen e qytetarëve nga gjithë Shqipëria. Një projekt i ri politik që është ideuar siç ka emrin, për të qenë mundësia e gjithë shqiptarëve.
"Do t’ja dalim se do të përpiqemi me të gjitha forcat tona. Do të punojmë si askush tjetër më parë. Do të kthejmë shpresën tek shqiptarët. Do të ngreme një parti politike europiane, të ndershme, eficente, të jashtëzakonshme.
Një parti që siç ka emrin ashtu do të jetë. Një parti mundësish. Një parti ku njerëzit do të ndihen të përfaqësuar. Do të shkojmë drejt zgjedhjeve me bindjen se ne do sjellim ndryshimin. Se ne do te krijojme mundesi per te gjithe", u shpreh Shehaj.
Politikani i djathtë dënoi korrupsionin 30-vjeçar, keqqeverisjen dhe lidhjet e krimit me politikën, dhe premtoi se forca që përfaqëson do të jetë ndryshe dhe do të sjelli mundësi të reja ekonomike për shqiptarët.
"Ne duam një Shqipëri ku është e lehtë të jetosh. Është e lehtë të krijosh familje. Është e lehtë të punosh. Një Shqipëri ku shtetin e ke krah, dhe jo pengesë. Një Shqipëri ku e gjen të drejtën në gjykata. Ku drejtësia nuk blihet. Një Shqipëri ku secili i gezon pronat qe i takojne. Duam një Shqipëri ku polici është me ty, jo me krimin.
Një Shqipëri ku vlerësohet integriteti dhe jo mashtrimi. Një Shqipëri ku i riu s’ka frikë të nisi jetën. Ku të shkosh në shkolla do te thote te formohesh si qytetar, dhe jo te perballesh me padrejtesi.
Një Shqipëri ku çiftet e reja nuk i tremben krijimit të familjes. Ku të moshuarit te kene te ardhura dinjitoze. Duam një Shqipëri ku njerëzit kanë mundësi të barabarta për të fituar dhe per te ndertuar nje jete me te mire", tha ai.
Partia "Mundësia" u njoftua pak muaj më parë si një nismë e Agron Shehaj, një hap i ri për të sjellë ndryshimin e për të krijuar një forcë politike që nuk është parë në këto 30 vite në vendin tonë.
Bashkë me mbështetësit dhe bashkëpunëtorët që e përkrahën "Mundësinë" që në ngjizje të saj, Agron Shehaj nisi një tur takimesh e prezantimi në të gjitha qytetet kryesore të vendit. Nga Tirana, në Durrës, Korçë, Elbasan, Fier, Vlorë, Berat, Gjirokastër, Shkodër, Lezhë, Dibër e Kukës, u fol, diskutua e debatua për "Mundësinë".
"Pavarësisht mosbesimit, sot jemi bashkuar për të bërë realitet një parti të re politike që në ka munguar në këto 30 vjet. Nje parti që ka si qëllim; kryesor dhe të vetëm; t’i japë mundësi të gjithëve. Kjo konvente është pikënisja e një rrugëtimi të ri.
Jemi të vetëdijshëm për vështirësitë, por edhe të bindur se ky eshte vendimi i duhur.
Kete vendim mund ta merrnim vetem ne. Vetem ne mund te ishim aq te cmendur sa te mendonim dhe besonim se mund t’ia dalim. Dhe ne fakt, ajo ender, sot duket pak me e lehte per tu realizuar. Kuptohet, ky eshte vetem fillimi. Na pret nje pune e madhe", vijoi Agron Shehaj.