Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Tensione në një KZAZ në Klos, ndërpritet numërimi i votave pas largimit të komisionerëve demokratë: Ka parregullsi dhe shkelje të ligjit

Shkruar nga Newsbomb
Tensione në një KZAZ në Klos, ndërpritet numërimi i
Foto ilustruese

Numërimi në Klos në KZAZ nr. 1 është ndërprerë aktualisht, pasi komisionerë të Partisë Demokratike kanë pretenduar për parregullsi dhe shkelje gjatë numërimit të votave. Këta të fundit janë larguar nga procesi, pasi sipas tyre, po cënohet integriteti i votës. 

Komisionerë, vëzhgues dhe numërues demokratë kanë braktisur ambientet e kësaj KZAZ-je në shenje proteste. Ndërkohë, pritet që të ndërhyhet për verifikimin e këtyre pretendimeve, ndërsa autoritetet nuk kanë dalë ende me një reagim zyrtar. 

Nëse konstatohet se procesi është zhvilluar në kundërshtim me ligjin zgjedhor, rrezikohet përsëritja e zgjedhjeve në këtë zonë. Megjthatë, bëhet me dije se autoritetet po vlerësojnë hapat e mëtejshëm për të garantuar lidhshmërinë e procesit. 

Situatë e tensionuar është raportuar në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) Nr. 17 në Klos, ku komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e Partisë Demokratike janë larguar nga procesi, duke pretenduar për shkelje gjatë numërimit të votave.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese