Hapësire reklamuese

Politikë

TENDERI/ Rakip Suli i vë rruspat stadiumit të Kamzës, do ndërtojë godinën e re të Bashkisë

Shkruar nga Newsbomb
TENDERI/ Rakip Suli i vë rruspat stadiumit të Kamzës, do
Rakip Suli dhe projektim per Bashkine Kamez

Stadiumi i futbollit ku luante ekipi i Kamzës para se të shkrihej, do të shkatërrohet dhe në sipërfaqen prej 13.000 m2 do të ndërtohet godina e re e bashkisë. Ky është projekti i kryebashkiakut socialist Rakip Suli, të cilin newsbomb.al e zbardh të plotë.

Dy ditë më parë, Bashkia e Kamzës ka njoftuar në Agjencinë e Prokurimeve Publike tenderin me vlerë 82 milionë lekë të vjetra, për hartimin e projektit për ndërtimin e një godine 3 katëshe dhe me 1 kat parkim nën tokë.

TENDERI/ Rakip Suli i vë rruspat stadiumit të Kamzës, do
Projekti-ideja per bashkine e re te Kamzes

Fusha e futbollit ku luante ekipi i Kamzës në kategorinë superiore dhe më pas ekipet e tjera, thuhet në dokument, se është në gjendje të përkeqësuar për shkak se aty nuk ka më aktivitete sportive dhe vetë kushtet e saj janë të papërshtatshme.

TENDERI/ Rakip Suli i vë rruspat stadiumit të Kamzës, do
Gjendja ekzistuese e stadiumit te Kamzes

Ajo ndodhet në krah të xhamisë së qytetit dhe pranë godinës ekzistuese të Bashkisë Kamëz.

Është një sipërfaqe totale prej 13.000 m2 e cila do të shkatërrohet dhe për shkak se është një ambient mjaft i bollshëm, aty do të ndërtohet godina e re e bashkisë me të gjitha ambientet në dispozicion të qytetarëve. Në projekt-ide propozohet dhe një park që do të rrethojë bashkinë.

TENDERI/ Rakip Suli i vë rruspat stadiumit të Kamzës, do
Stadiumi i ekipit te Kamzes

"Për të plotësuar nevojat e bashkisë por edhe të vizitorëve të bashkisë propozohet parkim nëntokësor me sipërfaqe 3.000 m2. Godina e propozuar bashkiake ka një sipërfaqe prej 1.664 m2 të ndarë në tre kate, edhe 318 m2 bodrum", shkruhet në raportin e siguruar nga newsbomb.al.

KF Kamza prej më shumë se 5 vitesh nuk "konfiguron" në futbollin shqiptar teksa skuadra u përball me një sërë dënimesh nga Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së. E gjitha nisi në vitin 2019 ku në një ngjarje që njollosi historinë e klubit, solli edhe pasojat më të rënda që një ekip shqiptar ka marrë.

TENDERI/ Rakip Suli i vë rruspat stadiumit të Kamzës, do
Imazhi 3D i bashkise se re

Dhuna e ushtruar nga tifozët, drejtuesit dhe presidenti i Kamzës, Naim Qarri, kundrejt arbitrit Eldorjan Hamiti në ndeshjen ndaj Laçit, solli pasoja fatale duke i përjashtuar nga ai edicion e duke zbritur në Kategorinë e Dytë në atë pasardhës.

TENDERI/ Rakip Suli i vë rruspat stadiumit të Kamzës, do
Imazhi 3D i bashkise se re te Kamzes

Edhe viti 2020 u kalua mes dënimeve nga Disiplina ku kryesia kishte hequr dorë thuajse përfundimisht nga klubi që në disa raste nuk paraqitej fare në ndeshje. Këto rrethana sollën edhe dënimin final të zbritjes në Kategorinë e Tretë që praktikisht është një kampionat gjysmë-amator.

Që prej asaj kohe, klubi nuk gjeti mbështetje qoftë nga Bashkia, qoftë nga biznesmenë privat duke u "shkrirë" përfundimisht.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese