Hapësire reklamuese

Politikë

Telefonin e ka në SPAK, Kryemadhi: Do të dalin dashuritë e mia me Edi Ramën, s’jam penduar, gjithmonë kam qenë vetvetja

Shkruar nga Newsbomb
Telefonin e ka në SPAK, Kryemadhi: Do të dalin dashuritë e mia me
Monika Kryemadhi dhe Edi Rama/ Fotoarkiv

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kreymadhi, këtë të enjte ka dalë kundër bashkëshortit të saj Ilir Metës sa i përket akuzave të ashpra të tij ndaj SPAK dhe kreut të saj, Altin Dumanit.

E ftuar në emisionin “Opinion”, Kryemadhi foli dhe për hetimet ndaj saj si dhe për sekuestrimin e telefonit nga SPAK. Duke theksuar se nuk ka frikë nga drejtësia dhe çdo gjë e ka të deklaruar, Kryemadhi nuk qëndroi pa përdorur ironinë dhe humorin gjatë fjalës së saj, duke thënë se hetuesit në telefoni ne saj do të gjejnë mesazhe me Edi Ramën.

Ajo tha se celularin e sekuestruar e ka përdorur në periudhën 2013-2015 kur LSI në atë kohë ka qenë në bashkëqeverisjes me PS-në dhe ka komunikime me kryeministrin Edi Rama. E pyetur nga Blendi Fevziu për marrëdhëniet e lëkundura politike me Ramën, Kryemadhi tha se kjo është politika dhe se nuk është e penduar.

“Në telefon do të dalin dashuritë e mia me Edi Ramën.  Kjo është politika në fund të fundit. Nuk jam e penduar sepse unë kam qenë vetvetja, kjo më bën edhe të veçantë”, tha Kryemadhi.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese