Hapësire reklamuese

Politikë

Tedi Blushi: Rama nuk mund të asgjësojë nga politika dy figurat kryesore të opozitës Berishën dhe Metën

Shkruar nga Newsbomb
Tedi Blushi: Rama nuk mund të asgjësojë nga politika dy figurat
Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk mund të asgjësojë nga politika dy figurat kryesore të saj.

I pranishëm në emisionin “Open” të Eni Vasilit, ai tha se dy drejtuesit kryesorë të opozitës Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk mund të largohen nga jeta politike e vendit, pavarësisht se cfarë metode përdor kryeministri apo shtabi i tij qeveritar.

 “Edi Rama mund të bëjë çdo lloj përpjekje për të asgjësuar opozitën. Përmenda dy shprehja të drejtuesve kryesor të opozitës, Sali Berishës dhe Ilir Meta. I pari ka thënë ‘jam Sali Berisha o budallenj’ dhe Meta ka thënë ‘unë jam Ilir Meta o super budallenj’. Edi Rama me çdo lloj vegle, me fake opozitën e tij, me prokurorinë, nuk ka zot që i nxjerr këto dy figura nga politika”,- tha Tedi Blushi.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese