Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Tedi Blushi ashpërson tonet: Duan të na rrëmbejnë Partinë e Lirisë, por do e mbrojmë dhe me gjak

Shkruar nga Newsbomb
Tedi Blushi ashpërson tonet: Duan të na rrëmbejnë
Sekretari i Partise se Lirise, Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi është shprehur mbrëmjen e sotme se për këtë forcë politike ka pasur tentativa të shumta për ta shkëputur nga drejtimi i Ilir Metës. Sipas tij, këto tentativa u finalizuan me rrëmbimin e Presidentit në rrugë.  

I ftuar në Report Tv, Tedi Blushi theksoi se të gjitha strukturat e kësaj force politike pas arrestimit të Ilir Metës me kërkesë të SPAK, janë në alert dhe janë të gatshme ta mbrojnë atë edhe me gjak.

"Ka patur përpjekje për ta marrë këtë forcë politike, që u finalizuan me rrëmbimin e kreut të PL. Partia e Lirisë është parti patriotike, nuk mund të jetë Parti e Tradhtisë. Nuk merrem me emra. Nuk i heq asnjë presje presidentit të PL-së.

Ndodhemi në kushtet e një agresioni të jashtëzakonshëm, terrori shtetëror që shkoi në rrëmbimin e Metës.

Të gjithë strukturat e PL janë në alert, për ta mbrojtur këtë parti edhe me gjak. Ky narko regjim mos ti shkojë në mend se do marrë peng këtë parti. Kjo forcë politike do arrijë një rezultat spektakolar në zgjedhjet 2025", është shprehur Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i PL.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese