Hapësire reklamuese

Politikë

Të premten zgjidhet kryetari i ri, ja dy kandidatët që do garojnë për drejtimin e Himarës

Shkruar nga Newsbomb
Të premten zgjidhet kryetari i ri, ja dy kandidatët që do
Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano

Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano janë dy emrat që  pritet të garojnë për të marrë drejtimin e Bashkisë së Himarës, pasi Blerina Bala dha dorëheqjen. Ata mbajnë të dy postin e nënkryetarit dhe sipas ligjit, mund të garojnë për të marrë drejtimin e bashkisë.

"Për shkaqe personale që kërkojnë kohën dhe vëmendjen time të plotë, me keqardhje ju njoftoj pamundësinë time për të vazhduar detyrën e Kryetares së Bashkisë Himarë që mu besua dhe nga Këshilli Bashkiak Himarë", thuhej në letrën e dorëheqjes së Blerina Balës.

Kryetarja e komanduar e ka mbajtur vetëm dy muaj këtë detyrë, duke paraqitur me kërkesë dorëheqjen e parevokueshme përpara Këshillit Bashkiak.

Të premten, më datë 7 Qershor pritet të mblidhet ky organ dhe të votohet me shumicë votash se cili do të jetë kreytari i ri i bashkisë së bregut të jugut, Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano,, shkruan newsbomb.al.

Pavarësisht situataës së tensionuar politike për arrestimin e Fredi Belerit, duket se në Këshillin Bashkiak ka konsensus mes opozitës dhe socialistëve në pushtet, sepse edhe në rastin e zgjedhjes së Blerina Balës në muajin Mars, ajo mori dhe votat e opozitës.

Këshilltarët e Himarës kanë preferuar të qëndrojnë larg sherrnajës politike, e cila ka kapërcyer dhe kufijtë e Shqipërisë, duke kërkuar mbi të gjitha një qetësi dhe sezon të mbarë për sezonin turistik në Himarën e lakmuar të jugut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese